By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fillon procedura për ndryshimin e Ligjit për vetëqeverisje lokale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Fillon procedura për ndryshimin e Ligjit për vetëqeverisje lokale
Maqedoni

Fillon procedura për ndryshimin e Ligjit për vetëqeverisje lokale

admin
Last updated: 11/09/2024 14:11
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Kuvendi sot gjatë vërtetimit të rendit të ditës në seancën e 14-të me 69 vota “pro”, 17 “kundër” dhe asnjë abstenim, pranoi me procedurë të shkurtuar të miratohet Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale. Për ndryshimet ligjore procedura do të vazhdojë në Komisionin për Vetëqeverisje Lokale dhe Komisionin Juridik-Ligjvënës, ndërsa për t’u votuar nevojitet shumicë prej dy të tretash.

Me ndryshimet e propozuara parashikohet që u.d. kryetarët e komunave ku me ligj u është ndërprerë mandati kryetarëve të zgjedhur të komunave të mund ta kryejnë këtë funksion deri në zgjedhjen e kryetarit të ardhshëm të komunës. Pas zgjedhjeve parlamentare në vend dhe zgjedhjes për ministra dhe deputetë, u.d. kryetarë të komunave ka në Aerodrom, Gostivar dhe Saraj.

Koordinatori i VMRO-DPMNE-së dhe njëri nga propozuesit e ligjit Nikolla Macevski tha se ndryshimet ligjore duhet të mundësojnë të mos ketë zgjedhje për kryetar të ri të komunës deri në zgjedhjet e ardhshme nëse ka më pak se 12 muaj. Bëhet fjalë, theksoi, për zgjidhje kalimtare që do të vlejë deri në zgjedhjet e ardhshme lokale në tetor të vitit të ardhshëm.

“Me nenin 4 rregullohet zgjidhja kalimtare për procedurën e shpalljes së zgjedhjeve të reja për kryetar komune, për shkak të paraqitjes së njërit prej rasteve të ndërprerjes së mandatit të kryetarit me fuqinë e ligjit deri në mbajtjen e zgjedhjeve të para të rregullta për anëtarë të këshillave të komunave dhe Këshillit të Qytetit të Shkupit, për zgjedhjen e kryetarit të komunës dhe kryetarit të qytetit të Shkupit pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. Duke pasur parasysh se deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja vendore kanë mbetur më pak se 12 muaj dhe duke u nisur nga parimi i ekonomisë dhe situatës ekonomike në vend, si dhe afati i shkurtër për organizimin e këtyre zgjedhjeve, e më pas vijnë edhe zgjedhjet e rregullta lokale, zgjidhjet e vazhduara ligjore me qëllim të arrijnë qëllimin për të cilin është propozuar ligji – që të mos ketë ndryshime dhe këta kandidatë për kryetarë të komunave të mbeten deri në mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta lokale”, tha Micevski, përveç të cilit propozues të ligjit janë edhe deputetët Halil Snopçe dhe Boban Karapejovski.

Në rendin e ditës të seancës së 14-të, sipas procedurës së shkurtuar, janë propozuar ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe Ligjit për media, të cilat janë harmonizuar me Ligjin për organizimin dhe punën e Organeve të administratës shtetërore.

Deputetët dhanë mbështetjen e tyre, me procedurë të shkurtuar, për miratimin e propozim-ligjeve për ndryshimin e Ligjit për lëndën arkivore, Ligjit për përdorimin e të dhënave nga sektori publik dhe Ligjit për ndihmë juridike falas. Pas procedurës së shkurtuar, janë propozuar ndryshime në Ligjin për themelimin e Komisionit Shtetëror për vendimmarrje në shkallë të dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektuese dhe të procedurës kundërvajtëse, si dhe në Ligjin për themelimin e Komisionit shtetëror për vendim-marrje në procedurë administrativ dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë, me të cilat bashkohen dy komisionet, duke ulur kështu numrin e deputetëve dhe të emëruar dhe duke thjeshtuar sistemin e vendosjes për ankesat.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, dha një orë pauzë, gjatë debatit për propozimin me procedurë të shkurtuar të miratohet projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa i propozuar nga deputetja e LSDM-së Slavjanka Petrovska.

Deputeti Adnan Azizi kërkoi të largohet nga rendi i ditës pasi sipas tij është tendencioz. Në emër të grupit parlamentar të VLEN-it, ai paralajmëroi tërheqjen e ligjit të propozuar nga rendi i ditës, duke bërë të ditur se nuk do të votojnë dhe do të largohen demonstrativisht nga seanca.

“Jemi dëshmitarë të një propozimi tendencioz që provokon një situatë të padëshirueshme për qytetarët tanë nga një ish-ministre, e cila i përket një subjekti që ka qenë në pushtet për tetë vjet dhe ai ligj as nuk është propozuar e as nuk është miratuar”, tha Azizi.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Pauza është dhënë me kërkesë të deputetit të së Majtës, Dimitar Apasiev.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Arrestohet 29 vjeçari nga Shemshova, ja çfarë i gjeti policia
Next Article Nga 30 shqiptarë në FIZHT mbesin vetëm dy

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?