By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fillon Samiti Maqedonia 2025 – në fokus përshpejtimi i rritjes ekonomike, digjitalizimi dhe inteligjenca artificiale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Fillon Samiti Maqedonia 2025 – në fokus përshpejtimi i rritjes ekonomike, digjitalizimi dhe inteligjenca artificiale
Maqedoni

Fillon Samiti Maqedonia 2025 – në fokus përshpejtimi i rritjes ekonomike, digjitalizimi dhe inteligjenca artificiale

admin
Last updated: 12/05/2025 08:11
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 maj – Përshpejtimi i rritjes ekonomike, politikat digjitale dhe inovacionet për një ekonomi të gatshme për të ardhmen, harmonizimi potenciali ekonomik i vendit me investime inteligjente, pranimi i inteligjencës artificiale, kthimi i investimeve dhe roli i diasporës në rritjen kombëtare, do të jenë në fokus të Samitit “Maqedonia 2025” i cili do të fillojë sot në Shkup.

Ekspertët ekonomik, drejtorët e tink-tankeve, ish ministra dhe ministra aktual nga vendi dhe nga jashtë, si dhe ekspertë të komunitetit shkencor nga disa vende, do të flasin në panel diskutimin e Samitit në të cilin pritet të marrin pjesë rreth 550 të ftuar. Pjesën zyrtare të samitit do ta hap Viktor Mizo, udhëheqës i Këshillit të drejtorëve të Maqedonisë 2025 dhe Nikica Mojsoska Bllazheski, drejtoreshë ekzekutive e Maqedonisë 2025.

Temat kryesore të Samitit do të përpunohen në 14 panel sesione në të cilën do të marrin pjesë 36 folës të shquar nga Maqedonia dhe bota. Fokusi do të jetë në nevojën për rritje të përshpejtuar ekonomike dhe modele si ta realizojmë atë, si dhe në transformimin digjital, inovacionin, tërheqjen e investimeve të huaja dhe luftën kundër korrupsionit. Në panelet dhe përmes intervistave me liderë botërorë dhe vendorë do të diskutohen zgjidhje konkrete dhe praktika të mira ndërkombëtare për një Maqedoni konkurruese, të qëndrueshme dhe të lidhur.

Në kuadër të Samitit, do të organizohen dhe pesë takime liderësh, dy ngjarje të rrjetëzimit dhe tetë trajnime dhe punëtori të veçanta për kompanitë, talentet e rinj dhe institucionet qeveritare. Në këto ngjarje do të marrin pjesë folës të Samitit dhe anëtarë të Këshillit të drejtorëve të Maqedonisë 2025. Aktivitetet në lidhje me samitin do të përfundojnë më 15 maj.

“Jashtë nga politika: Vizioni ekonomik dhe udhëtimi i lidershipit të kryeministrit Hristijan Mickoski” është titulli i panelit të parë në të cilin do të flasë kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

Ish kryeministri i Gjeorgjisë, Nik Gilauri është paralajmëruar se do të flasë në panelin e diskutimit “Kthimi ekonomik përmes reformave të dhimbshme”, moderator i të cilit do të jetë Majk Zafirovski, përderisa ish ministri i Financave të Polonisë Tadeush Koshçinski do të flasë në temën “Rrugë të ndryshme, një destinacion: Strategjitë për rritje ekonomike”. Në këtë panel është paralajmëruar të marrë pjesë dhe ish ambasadori amerikan në vend, Filip Riker.

Në temën “Tregtia, talenti dhe e ardhmja e partneriteteve ekonomike globale” do të flasë ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe në vend, Abdullah Ali Atik Obeid AlSubusi.

Ministri i Maqedonisë së transformimit digjital, Stefan Andonovski është paralajmëruar të flasë për panelin “Politikat dhe inovacionet digjitale për një ekonomi të gatshme për të ardhmen”, ku do të flasë edhe Matijas Daub, themelues i “Sosietek”.

Pjesëmarrësit do të diskutojnë dhe në tema të tilla si decentralizimi i pushtetit – e ardhmja e parasë, medias dhe liria digjitale, pastaj për ridefinimin e strategjive për investimet e huaja direkte – harmonizimi i potencialit ekonomik të vendit me investime të zgjuara, do të diskutohet dhe për edukimin e së ardhmes – formësimi i liderëve, mendimtarëve dhe inovatorëve.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Një pjesë e samitit do t’i kushtohet dhe inteligjencës artificiale përmes panel diskutimeve: “Inteligjenca artificiale, këmbëngulja dhe rruga jokonvencionale: bisedë frymëzuese me Dao Xhensen”, “Revolucioni i inteligjencës artificiale: Si teknologjia po riformulon industritë tradicionale”, “Epokë e re: si inteligjenca artificiale po ridefinon botën tonë”.

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova pritet që të ketë fjalim në hapjen e Samitit të Maqedonisë 2025.

Në kuadër të Samitit do të ndahen çmime për ekselencë akademike nga Fondacioni Atanas Bliznakof.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Samiti i Maqedonisë 2025 është ngjarje rajonale me traditën më të gjatë, që synon shkëmbimin e përvojave dhe tendencave të reja, rrjetëzimin e kompanive nga rajoni dhe diaspora, si dhe frymëzimin e ndryshimeve në Evropën Juglindore.

Më shumë informacione për Samitin mund të gjeni në ueb faqen e Maqedonisë2025: https://macedonia2025.com/summit-2025/.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Numërohen 977 zarfa nga diaspora, kryeson PS me 47.23 % të votave
Next Article Asnjë armëpushim me Hamasin në këmbim të lirimit të pengut izraelito-amerikan, thotë Netanyahu

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?