By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fillon stërvitja më e madhe ushtarake në vend “Përgjigje e shpejtë 2025”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Fillon stërvitja më e madhe ushtarake në vend “Përgjigje e shpejtë 2025”
Maqedoni

Fillon stërvitja më e madhe ushtarake në vend “Përgjigje e shpejtë 2025”

admin
Last updated: 26/05/2025 08:07
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 maj – Duke filluar nga sot, vendi do të jetë nikoqir i stërvitjes ushtarake “Përgjigje e shpejtë 2025” si pjesë e stërvitjes së madhe shumëkombëshe DEFENDER 2025 me rreth 12.000 ushtarë që marrin pjesë në vende të ndryshme të Evropës.

Në stërvitjen që do të mbahet në vend, do të marrin pjesë më shumë se 2.000 ushtarë nga vendi, SHBA-ja, Mali i Zi, Kosova, Austria, Greqia, Shqipëria, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar. Maqedonia e Veriut do të marrë pjesë me 950 pjesëtarë të Armatës, SHBA-ja me 710, Mali i Zi me 185 pjesëmarrëes, Kosova me 150, Austria me 70, Greqia 50, Shqipëria 30, Italia 30 dhe Mbretira e Bashkua me dy pjesëmarrës.

Të gjitha njësitë do të përdorin pajisjet e tyre të formacionit, më të rëndësishmet prej të cilave do të jenë tanket Leopard, helikopterët sulmues AH-64 APACHE, helikopterët transportues mjekësor Black Hawk, automjeti inxhinierik “Haski”, mina hedhës 120 mm, helikopteri transportues Mi 8/17 dhe automjetet e blinduara JLTV dhe HMMWV. Në stërvitje do të përdoren manovra standarde dhe municione luftarake të këmbësorisë dhe artilerisë.

Stërvitja teston aftësinë e NATO-s për t’iu përgjigjur kërcënimeve në zhvillim të sigurisë, duke përfshirë sulmet kibernetike, duke shërbyer si një platformë e rëndësishme për përmirësimin e bashkëpunimit shumëkombësh dhe duke konfirmuar gatishmërinë e forcave pjesëmarrëse për të ndarë barrën në mjedise komplekse dhe të kontestuara.

Shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-majori Sashko Lafçiski javën e kaluar në brifing me mediat informoi se kjo stërvitje është një nga më të mëdhatë e zhvilluara ndonjëherë në vend, në të cilën do të marrin pjesë rreth 2,200 ushtarë nga shtatë vende të NATO-s dhe dy vende partnere.

“Stërvitja synon, ndër të tjera, të përmirësojë ndërveprimin midis forcave aleate dhe partnere, si dhe veprimin e përbashkët në kushte komplekse dhe reagimin e shpejtë të forcave në pjesën lindore të Evropës”, theksoi Lafçiski.

“Përgjigje e shpejtë 2025” përkon me 32-vjetorin e Programit të shteteve partnere federale midis Gardës Kkmbëtare të Vermontit dhe Maqedonisë së Veriut, nën patronazhin e Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së.

Në prag të stërvitjes ushtarake në Manastir dhe Shtip, koncert të përbashkët mbajtën Orkestra ushtarake e Armatës dhe orkestra e Gardës kombëtare nga Vermont, SHBA. Dita e hapur për qytetarët me një prezantim të pajisjeve është planifikuar për 1 qershor në Kavadar, ndërsa sot koncert do të mbajnë në Shkup.

Dita për mysafirët e lartë do të mbahet më 2 qershor, kur do të realizohet stërvitja “Batalion i përforcuar i këmbësorisë në sulm”.

Sipas ambasadores amerikane në vend, Anxhela Ageler, “Përgjigje e shpejtë 2025” është dëshmi e qartë e partneritetit të ngushtë dhe në rritje midis Shteteve të Bashkuara  të Amerikës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Përmes trajnimeve të përbashkëta, angazhimit të komunitetit dhe bashkëpunimit me aleatët tanë të NATO-s, ne forcojmë angazhimin tonë kolektiv për paqe dhe siguri. Këto ushtrime përmirësojnë gatishmërinë ushtarake dhe i afrojnë komunitetet tona më shumë”, thotë Aggeler.

Nga ambasada amerikane të premtën në kumtesë theksuan se SHBA-ja dhe Maqedonia e Veriut vazhdojnë të forcojnë partneritetin e tyre në mbrojtje, arsim, sipërmarrje dhe shoqëri civile, duke mbështetur zhvillimin institucional dhe aftësitë e sigurisë së Maqedonisë së Veriut.

“Të dy vendet mbeten të përkushtuara për të zgjeruar bashkëpunimin në energji, mbrojtje, tregti dhe shkëmbim kulturor, duke siguruar prosperitet dhe siguri afatgjatë. “Përgjigje e shpejtë 2025” është një shembull i sigurimit të paqes përmes përforcimit të gatishmërisë dhe mbrojtjes kolektive të NATO-s, theksuan nga Ambasada amerikane.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ministri Limani dhe euroambasadori Rokas do të marrin pjesë në ngjarjen për projektin e cilësisë së shërbimeve sociale
Next Article Java nis me diell e përfundon me reshje – moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?