By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Filmi i ri i Sacha Baron Cohen përplaset me kritika për racizëm, aktivistët kërkojnë ndalimin e filmit në kinematë britanike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Filmi i ri i Sacha Baron Cohen përplaset me kritika për racizëm, aktivistët kërkojnë ndalimin e filmit në kinematë britanike
Showbizz

Filmi i ri i Sacha Baron Cohen përplaset me kritika për racizëm, aktivistët kërkojnë ndalimin e filmit në kinematë britanike

admin
Last updated: 01/09/2026 17:01
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Reagimi kundër filmit të ri të Sacha Baron Cohen për personazhin Ali G po rritet, ndërsa aktivistët kanë nisur një peticion për të kërkuar ndalimin e shfaqjes së filmit në kinema, duke pretenduar se ai “po përforcon stereotipe raciste”.

Baron Cohen, 54 vjeç, publikoi javën e kaluar trailerin e parë të “Ali G: Who Iz I?”, duke shënuar rikthimin e tij te personazhi satirik pas 20 vitesh.

Aktori, i cili me këtë film bën edhe debutimin e tij si regjisor, e ka xhiruar atë në fshehtësi gjatë një viti. Filmi, i realizuar në stilin e një dokumentari satirik, ndjek jetën e personazhit të tij “që prej kohës kur bota shkoi për dreq”, së bashku me të dashurën e tij shtatzënë, të luajtur nga Morgana Robinson.

Megjithatë, kritikat ndaj filmit të Amazon MGM, i cili pritet të shfaqet në kinema më 23 tetor, kanë qenë të shumta.

Një ditë pas publikimit të trailerit, NewsCord, një platformë britanike për krahasimin e lajmeve dhe monitorimin e medias, nisi një fushatë që u bën thirrje kinemave në mbarë botën të refuzojnë shfaqjen e filmit.

Grupi i fushatës ka deklaruar se u ka dërguar email 15 rrjeteve të mëdha të kinemave në mbarë botën, duke u kërkuar që të mos e shfaqin filmin në emër të personave që regjistrohen për të mbështetur fushatën. Sipas aktivistëve, deri të dielën ishin kërkuar të dërgoheshin 41 mijë email-e.

Në fushatën e tyre, aktivistët e akuzojnë Baron Cohen-in se po përdor satirën si një “mbulesë për të përforcuar stereotipe raciste”.

Në një postim në X, ata shkruan:

“Ali G është një mënyrë për të qeshur me kulturën xhamajkane. Personazhi përforcon stereotipe të dëmshme mbi mënyrën se si sillet një burrë xhamajkan në shoqëri.

Ali G pi kanabis, është mizogjin dhe nuk bën asgjë me rëndësi në jetë. Ai sillet kështu sepse mendon se kjo është ajo që bën një xhamajkan.”

“Ata qeshin me Ali G. Por në të vërtetë, objektivi i shakasë janë njerëzit me ngjyrë dhe, në veçanti, xhamajkanët”, shtuan ata.

“Kjo është e dukshme edhe në disa prej filmave të Baron Cohen-it, ku një racë ose fe e caktuar bëhet objekt i ‘shakasë’.”

Në një postim në Instagram, ata shtuan:

“Komikë britanikë me ngjyrë e quajtën personazhin ‘një alibi për racizmin’ që në vitin 2000; Jeanette Winterson pyeti se çfarë e dallon atë nga grupi performues Black and White Minstrels; ndërsa organizata kazake dhe arabe dokumentuan dëmin e shkaktuar nga veprat e tij. Sony Pictures UK po e promovon filmin me sloganin: ‘He iz back. We ain’t liable’.”

Ata shtuan gjithashtu:

“Ekranet u përkasin rrjeteve të kinemave dhe vendimi për të rezervuar një film është një zgjedhje.”

Phil Clapp, drejtuesi i UK Cinema Association, deklaroi për Variety në përgjigje të kësaj fushate:

“Kinematë ekzistojnë për të angazhuar dhe argëtuar audiencën sa më të gjerë të mundshme. Ato nuk janë aty për të vepruar si censuruese apo si arbitra të shijes publike.

Prandaj, kur një film ka marrë një certifikim nga BBFC-ja [British Board of Film Classification], kinematë do të vendosin nëse do ta shfaqin apo jo, duke marrë parasysh vetëm reagimin e mundshëm të audiencës së tyre.”

You Might Also Like

Ronaldo dhe Georgina blenë dy vila luksoze në ishull, nuk mund të shkohet me makinë tek ata

Dua Lipa rikthen trendin ‘pa pantallona’ – shfaqet në Paris me bluzë transparente

Në pushime së bashku me Nora Istrefin? Flet Robert Berisha

Nën akuzat për abuzim, vajza e Halle Berry del publikisht në mbrojtje të saj

Ish-burri i Sofia Vergarës zbulon se çfarë përjetoi gjatë martesës së tyre: “Ishte e vështirë”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mel Gibson kërkon falje për sjelljen në skenë që shumë e quajtën “mizore”
Next Article Arben Taravari uron fillimin e vitit të ri shkollor
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?