By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Finalizohet iniciativa për mbjelljen e fidaneve në Mega parkun në Karposh
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Finalizohet iniciativa për mbjelljen e fidaneve në Mega parkun në Karposh
Maqedoni

Finalizohet iniciativa për mbjelljen e fidaneve në Mega parkun në Karposh

admin
Last updated: 17/12/2024 18:55
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 dhjetor – Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti mori pjesë në aksionin e mbjelljes së fidaneve në Mega Parkun e ri në komunën e Karposhit, pjesë e aksionit për gjelbërimin urban të Shkupit, me donacion nga Bashkimi Europien përmes projektit ‘BE për ajër të pastër’.

Gjatë nismës për mbjelljen e 956 drunjve, në prani të ambasadorit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas, përfaqësuesit të UNOPS-it në Maqedoninë e Veriut Marko Vujaçiq, dhe kryetares së Qytetit të Shkupit Danela Arsovska, Mexhiti tha se kjo nismë thekson fuqinë e partneriteteve midis Bashkimit Evropian, pushtetit qëndror dhe pushtetit lokal si dhe partnerëve zbatues si UNOPS-i.

‘Duke punuar së bashku, kemi harmonizuar me sukses burimet, ekspertizën dhe një angazhim të përbashkët për përmirësimin e mjediseve urbane. Duke mbjell 956 pemë, të cilat janë dy dhe tre vjeçare, nga 16 lloje pemësh autoktone, të cilat përveç efektit në reduktimin e sasisë së CO2 në atmosferë, do të apsorbojnë edhe grimcat PM, do t’i kufizojnë efektet e ishujëve të nxehtësisë urbane, ndërsa gjelbërimi i disa lokacioneve në qytet do ta bëjë mjedisin shumë më të këndshëm dhe më atraktiv për aktivitete rekreative, siç janë brigjet e lumit Vardar’ tha Mexhiti.

Zëvendës kryeminstri i parë informoi se aksioni nuk do të zbatohet vetëm në Shkup, por se veprime të tilla janë ndërmarrë dhe do të ndërmerren në qytetet e Tetovës, Kumanovës dhe Manastirit dhe do t’ju mundësohet katër qyteteve më të mëdha në Maqedoninë e Veriut t’i bashkohen nismës së Këshillit Ekonomik të OKB-së për Evropën “Sfida e pemëve në qytete”, sepse do të mbjellen rreth 6000 pemë kryesisht me gjelbërim të përhershëm si pjesë e masave kundër ndotjes së ajrit.

Ambasadori i BE-së tha se përmes kësaj nisme është pasuruar biodiversiteti i qytetit, duke kontribuar në një ekosistem urban më të shëndetshëm,duke shtuar se mbjellja e afro 1000 pemëve kontribuon në filtrimin e ndotësve të dëmshëm nga ajri dhe rregullon ciklet hidrologjike dhe përmirëson hapësirat e gjelbra të Shkupit.

Kryetarja e Shkupit Danella Arsovska tha se këto lloj nismash përfaqësojnë veprime konkrete për të reduktuar ndotjen e ajrit, duke adresuar një nga sfidat urgjente mjedisore.

Drunjtë që u mbollën sot janë dhuruar nga BE-ja përmes projektit të BE-së për ajër të pastër, ndërsa mbjelljen e ka bërë Qyteti i Shkupit përmes Ndërmarrjes Publike Parqe dhe Gjelbërim.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Fetai: I bëjë thirrje Grubit të kthehet nëse është i pastër si loti
Next Article Rokas: Ekziston momentum i madh lidhur me zgjerimin që duhet të shfrytëzohet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?