Shkup, 14 korrik – Notaria në Maqedoninë e Veriut vazhdon të jetë një nga profesionet më fitimprurëse. Sipas të dhënave të publikuara nga Dhoma Noteriale dhe analizës së portalit Pari dhe “Biznes Rrjetit”, në vend veprojnë gjithsej 186 noterë, nga të cilët 61 zyra ndodhen vetëm në Shkup – rreth një e treta e totalit.
Për vitin 2024, noterja Aneta Petrovska Aleksova nga Shkupi ka realizuar fitimin më të lartë neto, me 382.500 euro, ndërsa të ardhurat e saj totale kanë arritur në 1 milion euro – një rekord në sektor.
Sipas një renditjeje të përpiluar nga portali financiar “Pari”, të dhjetë noterët me fitimin më të madh gjatë vitit 2024 janë të gjithë nga Shkupi, dhe secili prej tyre ka përfituar mbi 100.000 euro në vit.
Kjo është tabela e Top 10 të noterëve më fitimprurës:


