By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fitorja në Strugë mund të arrihet por me mbështetje!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Fitorja në Strugë mund të arrihet por me mbështetje!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Fitorja në Strugë mund të arrihet por me mbështetje!

admin
Last updated: 03/04/2025 11:00
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 prill –  Zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit nuk do të jenë vetëm lokale sepse do ta detirminojnë edhe fatin e situatës në pushtetin qendror. Struga si komunë shpesh herë është lakuar si Komunë që ka qenë pjesë e pazarave të ndryshme mes partive politike. Por, e vërteta do të shihet brenda këtij viti, nëse vërtetë është tregtuar me Strugën apo jo. Agjencia e Lajmeve Zhurnal duke marrë për bazë të analizës rezultatet e zgjedhjeve të fundit lokale në Strugë, dhe atyre parlamentare të vitit që lamë pas, sjellë konkluzionin që VMRO-DPMNE partia më e madhe në vend dhe aktualisht në pushtet mund të luaj rol edhe në përzgjedhjen e kandidatëve shqiptar në komunat shqiptare. Rast analize sot është marrë Komuna e Strugës, shkruan Zhurnal.

Cili ishte rezultati në raundin e parë në zgjedhjet lokale të vitit 2021 në Tetovë?

Zgjedhjet lokale të fundit janë mbajtur më 31 tetor të vitit 2021 me çka kanë garuar partitë politike për të parin e komunës dhe me listat e tyre për këshilltarë. Më poshtë mund të shihni rezultatin e zgjedhjeve në listat për këshilltarë në Komunën e Strugës, në raundin e dytë.

Votat në Strugë, raundi i dytë, zgjedhjet lokale 2021

Nga këto rezultate, koalicioni ASH-AAA ka arritur të marrë 6.535 vota, derisa në krahun tjetër BDI 8.737 vota, Lëvizja Besa vetëm 1017 vota. Derisa VMRO nga kampi tjetër kishte arritur të fitojë 4.258 vota. Që i bie se diferenca mes partisë fituese atëkohë dhe koalicionit nuk ka qenë aq e thellë për rezultat tjetër nevojitej vetëm një mbështetje nga VMRO.

Cili ishte rezultati i votave bazuar në zgjedhjet e fundit parlamentare në Strugë?

Për ta pasur më të qartë gjendjen e votuesve në Tetovë mund të marrim për bazë edhe rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare, një vit më herët, 8 maj 2024, për ta pasqyruar se me ndihmën dhe bashkëpunimin e kujt mund të arrihet drejt fitores.

Votat në zgjedhjet parlamentare në Strugë, 8 maj 2024

Në këto zgjedhje partitë politike ishin të etabluar në dy opisione, VLEN dhe BDI. Në VLEN pjesëmarrëse ishin 4 parti politike, dhe VV-ja. Derisa në krahun tjetër e vetme ishte BDI. Diferenca ishte e thelluar mes dy opsioneve politike shqiptare.

VLEN ka marr 4.595 vota, Fronti Evropian 10.244 vota. Ndërkaq, VMRO 6.931 vota. Nga këto rezultate qartësisht mund të kuptojmë se përkrahja e cilës parti politike mund ta thellojë diferencën edhe më shumë, ta sigurojë fitoren ose t’i përmbys fituesit e zgjedhjeve të fundit.

Kujtojmë që, nuk është matematikë apo llogaritje e komplikuar për të gjetur faktorin kryesor që determinon edhe fitoren e radhës në Komunën e Strugës e që është partia në pushtet VMRO-DPMNE. Mbeten të shihen edhe zhvillimet tjera që do të ndodhin muajve në vijim por ajo që është çështje numrash është analizuar lartë se cila parti politike mund të sigurojë fitoren e një kandidati shqiptar në Strugë. /Zhurnal.mk

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Balje pas takimit me Kurtin: S’kemi dhënë konfirmim për votim të qeverisë – kemi kërkesat tona
Next Article Familjarët e viktimave në Spitalin Modular: Të rihapet hetim për fajtorët e vërtetë të tragjedisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?