Shkup, 3 prill – Tearca trajtohet si komunë sa për të përmbushur apetitet e ndonjë partie politike që del e pakënaqur, por në fakt është komunë e rëndësishme dhe gara është shumë e ashpër. Diferenca në bllokun shqiptarë në këtë komunë pothuajse nuk ekziston bazuar në rezultatet e zgjedhjeve paraprake. Për ta thelluar fitoren është i domosdoshëm bashkëpunimi dhe ndihma e VMRO-së. Agjencia e Lajmeve Zhurnal duke marrë për bazë të analizës rezultatet e zgjedhjeve të fundit lokale në Tearcë, dhe atyre parlamentare të vitit që lamë pas, sjellë konkluzionin që VMRO-DPMNE partia më e madhe në vend dhe aktualisht në pushtet mund të luaj rol edhe në përzgjedhjen e kandidatëve shqiptar në komunat shqiptare. Rast analize sot është marrë Komuna e Tearcës, shkruan Zhurnal.
Cili ishte rezultati në raundin e parë në zgjedhjet lokale të vitit 2021 në Tearcë?
Zgjedhjet lokale të fundit janë mbajtur më 31 tetor të vitit 2021 me çka kanë garuar partitë politike për të parin e komunës dhe me listat e tyre për këshilltarë. Më poshtë mund të shihni rezultatin e zgjedhjeve në listat për këshilltarë në Komunën e Tearcës, në raundin e dytë.

Nga këto rezultate, koalicioni ASH-AAA ka arritur të marrë 1.774 vota, derisa në krahun tjetër BDI 2.880 vota, Lëvizja Besa vetëm 1.623 vota. Derisa VMRO nga kampi tjetër kishte arritur të fitojë 726 vota. Që i bie se diferenca mes partisë fituese atëkohë dhe koalicionit nuk ka qenë aq e thellë për rezultat tjetër nevojitej vetëm një mbështetje nga VMRO. Shto këtu edhe votat e Lëvizjes Besa.
Cili ishte rezultati i votave bazuar në zgjedhjet e fundit parlamentare në Tearcë?
Për ta pasur më të qartë gjendjen e votuesve në Tearcë mund të marrim për bazë edhe rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare, një vit më herët, 8 maj 2024, për ta pasqyruar se me ndihmën dhe bashkëpunimin e kujt mund të arrihet drejt fitores.

Në këto zgjedhje partitë politike ishin të etabluar në dy opisione, VLEN dhe BDI. Në VLEN pjesëmarrëse ishin 4 parti politike, dhe VV-ja. Derisa në krahun tjetër e vetme ishte BDI. Diferenca ishte e thelluar mes dy opsioneve politike shqiptare.
VLEN ka marr 4.172 vota, Fronti Evropian 4.029 vota. Ndërkaq, VMRO 1.081 vota. Nga këto rezultate qartësisht mund të kuptojmë se përkrahja e cilës parti politike mund ta thellojë diferencën më shumë, ta sigurojë fitoren ose t’i përmbys fituesit e zgjedhjeve të fundit.
Kujtojmë që, nuk është matematikë apo llogaritje e komplikuar për të gjetur faktorin kryesor që determinon edhe fitoren e radhës në Komunën e Tearcës e që është partia në pushtet VMRO-DPMNE. Mbeten të shihen edhe zhvillimet tjera që do të ndodhin muajve në vijim por ajo që është çështje numrash është analizuar lartë se cila parti politike mund të sigurojë fitoren e një kandidati shqiptar në Strugë. /Zhurnal.mk