By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan të jap lamtumirën e fundit, nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht të dheut të Drenicës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan të jap lamtumirën e fundit, nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht të dheut të Drenicës
Maqedoni

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan të jap lamtumirën e fundit, nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht të dheut të Drenicës

D. V.
Last updated: 18/03/2025 13:01
By D. V. 4 Min Read
Share
SHARE

Nën intonimin e himnit kombëtar dhe me një minutë heshtje filloi mbledhja komemorative për të nderuar figurën e tashmë të ndjerit, babait të ish presidentit, Hashim Thaçi, Haxhi Thaçit.

Djali i Hashim Thaçit, Endriti, ka mbajtë një fjalim emocionues në këtë mbledhje komemorative për gjyshin e tij, Haxhi Thaçin.

Ai falënderoi të gjithë për përkrahjen, duke thënë se shpresa e gjyshit për ta takuar djalin e vet, Hashim Thaçin ishte më e madhe se dhimbjet e sëmundjeve.

“Faleminderit nga zemra për ngushëllimet për fjalët prekëse. Në emër të familjes Thaçi, në emër të babit iu falënderoj për mbështetjen. U jemi mirënjohës të gjithëve. Gjyshi asnjëherë nuk është dorëzuar përballë sëmundjeve. Shpresa për ta takuar babin ishte më e madhe se dhimbjet e sëmundjeve. Besimi ishte më i madh se aktakuza e padrejtë. Në muajt e fundit çdo orë priste t’ia hapte derën e spitalit, nuk u dorëzua dhe u rikthye në jetë disa ditë. Tri orë atë ditë, iu bënë një jetë. Që të dy e kërkonin lirinë, çlirimin”, tha ai.

Ai po ashtu tha se vdekjen e shpejtë të gjyshit e pa në fytyrën e babait kur doli nga spitali.

“Ai iu mbijetoi të gjitha vuajtjeve, por këto 4 vite nuk i mbijetoi dhimbjes nga padrejtësia. Sëmundje e pashërueshme për njerëz të fortë. Me vdekë pa u koritë, siç thoshte ai. Gjysh, as sot nuk jemi korit. Babin nuk e lejuan të jap lamtumirën e fundit, nuk e lejuan t’ia gjuajë një gusht të dheut të Drenicës, por në vend të babit sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina”, tha Endriti.

E pranishme ishte dhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila në fjalën e saj përmendi mungesën e ish presidentit, Hashim Thaçit në varrimin e babait të tij.

“I nderuar Hashim që na mungon në përcjelljen e babait tënd, sepse padrejtësitë politike e kombëtare të burgosjes tënde e luftëtarëve të tjerë sot iu shtua edhe nëj padrejtësi njerëzore e morale. Haxhi Thaci është shembulli se si një njëri i thjeshtë mund të bëhet një atdhetar i madh. Kjo është e mundur kur urtësia, njerëzillëku, ndershmëria, lidhjet e forta me njerëzit dhe përkushtimi i përditshëm i një burri që duket i zakonshëm shumë fishohen, ndriçojnë në përkushtimin dhe sakrificat për atdheun, kombin dhe njerëzit”, ka thënë Spiropali.

Edhe kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka ndarë një mesazh prekës për të ndjerin dhe momentet e fundit të tij.

“Në këto çaste pikëllimi për familjen Thaçi teksa do të përcillet për në banesën e tij të fundit bashkë-ndjejmë dhimbje me nënën Hyrë dhe presidentin Thaçi, djemtë e vajzat e bacit Haxhi. U përshëndetëm me përqafim të ndarë, bashkë me mallin që kishim për Hashimin dhe Burojën. Fatkeqësisht, ai atë ditë u rikthye të luftojë me vdekjen, por nuk u dorëzua. Rezistoi deri sa shuajti mallin për ta parë djalin. Pa djalin, i shtrëngoi dorën fort dhe mbylli sytë, i lehtësuar përgjithmonë, për t’u rikthyer sot dhe për ta shuajtuar mallin tjetër, Burojën, me ajrin e pastër, lulet e bukura, në mesin e qindra e mijëra krushqve të lirisë”, tha Nura.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Një delegacion i Shqipërisë erdhi në Skenderaj për ngushëllime për Haxhi Thaçin
Next Article Rita Ora ndan njohuri të rralla për martesën e saj me Taika Waititi, teksa duket mbresëlënëse për xhirimet e revistës “Hunger”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?