By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Flasin për Zhurnal nga banka e BE, mjetet për Korridorin 8 nuk mund të përdoren për Korridorin 10
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Flasin për Zhurnal nga banka e BE, mjetet për Korridorin 8 nuk mund të përdoren për Korridorin 10
MaqedoniTOP LAJM

Flasin për Zhurnal nga banka e BE, mjetet për Korridorin 8 nuk mund të përdoren për Korridorin 10

admin
Last updated: 31/07/2024 15:11
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Bruksel, 31 korrik – Banka Evropiane për Investim (EIB) thotë se qeveria e Maqedonisë së Veriut mund ta anulojë projektin e hekurudhës Korridori VIII, por nuk do të ketë të drejtë që t’i përdorë kreditë e bankave evropiane dhe grantet e Bashkimit Evropian për korridorin VIII, e pajtuara vitin e kaluar nga qeveria e kaluar, nëse do të përcaktohej për Korridorin X.

Në një përgjigje me shkrim për Zhurnal.mk, një zëdhënës i EIB (banka e Bashkimit Evropian me seli në Luxemburg), tha se anulimi eventual i Korridorit VIII përfshinë edhe anulimin e kredive dhe granteve për të njëjtin projekt, ndërkohë që qeveria e re e vendit nuk e ka diskutuar këtë çështje me EIB.

“Mjetet dhe grantet e aprovuara nuk mund të transferohen në projekt tjetër. Nëse qeveria dëshiron të propozojë projekt të ri për financim nga EIB Global, do të duhej të vlerësohej në bazë të meritave të veta dhe çdo fond (hua dhe grant) do të vendosej veçmas. Promotori, kuptohet mund ta ndërpresë projektin. Në rastin e projektit hekurudhor të Korridorit 8, kjo do të shkakton edhe ndërprerjen e grantit të rëndësishëmme vlerë 150 milionë euro nga BE, i ndarë përmes Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor,” sqaroi për Zhurnal.mk në një përgjigje me e-mail një zëdhënës i bankës, kur u pyet për qëndrimin e kryeministrit kundër Korridorit VIII, që ndërlidh vendin me Bulgarinë e Shqipërinë, dhe favorizimin nga ana e kreut të qeverisë të Korridorit X që ndërlidhë vendin me Greqinë dhe Serbinë.

“Unë kërkojë që të harxhojmë këto para në modernizimin e linjës në Korridorin X”, pat deklaruar Mickoski për Telma TV me 22 Korrik.

Në Dhjetor të vitit të kaluar, Bashkimi Evropian, së bashku me EIB, si dhe me EBRD (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim) njoftuan për pajtimin me qeverinë e kaluar të Maqedonisë së Veriut për 560 milion Euro për pjesën e Korridorit hekurudhor VIII në Maqedoni të Veriut.

Nga kjo shumë, 175 milionë Euro janë hua nga EIB Global (krahu i BE për aktivitete jashtë Bashkimit Evropian); 175 milionë Euro hua nga EBRD; 150 milion Euro janë grant i BE-së i kanalizuar përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor, dhe deri në 60 milion Euro në formën e një granti të Instrumentit për Asistencën e Para-anëtarësimit.

Por EIB thotë se këto para nuk mund të përdoren për Korridorin X, nëse qeveria do të hiqte dorë nga Korridori VIII.

“Huatë dhe grantet e miratuara nuk mund të transferohen në një projekt tjetër. Nëse qeveria dëshiron të propozojë një projekt të ri për financim nga EIB Global, ajo do të duhet të vlerësohet sipas meritave të veta dhe çdo fond (hua dhe grant) do të vendoset veçmas,” sqaroi për Zhurnal.mk zëdhënësi i bankës së BE-së.

Qëndrimet e kryeministrit Mickoskit për të anuluar Korridorin VIII dhe punuar në Korridorin X, i ka kundërshtuar rreptë qeveria e Bullgarisë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Korridori VIII trans-evropian nuk lidhë vetëm Republikën e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë, por synon të rrisë autonominë gjeostrategjike të BE-së. Ajo po bëhet gjithashtu një rrugë kyçe logjistike përgjatë krahut jugor të NATO-s nga Adriatik në Detin e Zi dhe ka një rëndësi të madhe në momentin aktual gjeopolitik. Dështimi për të ndërtuar komponentë thelbësorë të Korridorit VIII dobëson sigurinë kolektive të Aleancës,” tha qeveria e vendit fqinjë dhe anëtare e BE-së.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Sveçla nga Shkupi: Nuk do të lejojmë që kërkesat e vendeve të treta të vështirësojnë qarkullimin e lirë të qytetarëve
Next Article Minçev: Me rishikimin e buxhetit, s’do të ketë rritje të rrogave në administratë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?