By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Flasin profesorët: Falë presionit të “Zhurnalit” u bë realitet vendimi “fantom” për Medresenë “Isa Beu” në Shkup (Video)
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Flasin profesorët: Falë presionit të “Zhurnalit” u bë realitet vendimi “fantom” për Medresenë “Isa Beu” në Shkup (Video)
MaqedoniTOP LAJM

Flasin profesorët: Falë presionit të “Zhurnalit” u bë realitet vendimi “fantom” për Medresenë “Isa Beu” në Shkup (Video)

admin
Last updated: 28/03/2024 16:57
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 mars – Sot, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka zhvilluar takim me Reisul-Ulemanë e Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqir ef. Fetain.

Në takim, fokusi kryesor ishte në vendimin e fundit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të miratuar në mbledhjen e 26 marsit të vitit 2024, me të cilin jepet pëlqim për themelimin e Shkollës së Mesme Private “Madreseja Isa Beu” – në fshatin Kondovë, Shkup, e akredituar dhe me status të shkollës së mesme të rregullt. Ky vendim paraqet zgjidhje për problemin e kamotshëm me të cilin ballafaqoheshin nxënësit e Medresesë Isa Beg në Shkup, të cilët pas përfundimit të arsimit të mesëm në shkollën e mesme islame, nuk mundeshin të regjistrohen në studimet universitare në fakultetet në vend, që për ta paraqiste një handikap dhe diskriminim të madh. Njëherazi, kjo është një çështje për të cilën Kryeministri Xhaferi ka shprehur interes gjatë mandatit të tij si Kryetar i dhomës ligjvënëse, kur mori përsipër formimin e grupit punues që do të hartojë një zgjidhje ligjore që do të rregullojë statusin e shkollave fetare, të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për arritjen e tolerancës më të lartë ndër-fetare dhe parandalimin e çdo devijimi nga mësimi burimor.

Ef. Fetai shprehu falënderim për takimin dhe mirënjohje për këmbënguljen dhe përkushtimin e Kryeministrit Xhaferi në gjetjen e modusit me të cilin do të realizohet ky qëllim dhe më në fund nxënësit që e ndjekin mësimin në Medresenë Isa Beu, do të mund të inkuadrohen në mënyrë të barabartë në sistemin e arsimit të lartë në Republikën Maqedonia së Veriut. Mësimi në Shkollën e Mesme Private “Medreseja Isa Beu” do të zhvillohet në gjuhën maqedonase, shqipe dhe turke. Do të organizohet dhe realizohet mësim për arsimin e mesëm të gjimnazit në përputhje me planet arsimore dhe programet e miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe në përputhje me Ligjin për arsim të mesëm.

Marim vesh se rruga deri te ky vendim, respektivisht “nga e thëna në të bërë”, nuk ka qenë e lehtë. Nga Medreseja Isa Beu në Shkup duke folur për “Zhurnal” me kusht anonimiteti, kanë thënë se po të mos kish qenë presioni ynë, ky vendim do të mbetej “fantom” dhe se çështja nuk do të zgjidhej me vite, si deri tani. Kryetari i BFI-së Shaqir Fetau të martën njoftoi se është zgjidhur problemi me vendim të Qeverisë, mirëpo “Zhurnal” e problematizoi këtë prononcim të Fetahut, duke e bazuar në faktin se vendimi nuk ishte shpallur në faqen zyrtare të Qeverisë, e as në profilet zyrtare të Qeverisë në rrjetet sociale. Profesorë në Medresenë Isa Beu në Shkup thonë se që nga momenti i problematizimit të çështjes në Zhurnal janë vendosur në lëvizje të gjitha mekanizmat e mundshme që “vendimi fantom” siç e qujnë, të bëhet realitet, gjë edhe që ndodhi.

Profesorë nga Medreseja dhe persona nga stafi udhëheqës i institucionit falënderojnë Agjencinë Zhurnal për këtë kontribut të dhënë, duke përsëritur edhe një herë se pa problematizimin e çështjes nga ana jonë, zgjidhja do të prolongohej ndoshta edhe me vite të tëra. “Kuptohet lëvdata meriton edhe serioziteti me të cilin problemit iu qas kryeministri Talat Xhaferi”, thonë profesorët që pranuan të pronocohen për Zhurnal, duke kërkuar të mbeten anonimë shkaku i “atmosferës negative” që thonë se është krijuar në BFI. /Zhurnal

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Osmani: Mendojë që kjo do të jetë një ndër fitoret më të mëdha që kemi pasur si bllok
Next Article Mos u armiqësoni me fqinj e familjarë për parti, më së miri kalojnë ata votues që nuk futen në “flakë”, por qëndrojnë anash!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?