By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Flokë të hollë dhe pa jetë? Këto truke ua kthejnë volumin në pak minuta!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Life Style > Flokë të hollë dhe pa jetë? Këto truke ua kthejnë volumin në pak minuta!
Life Style

Flokë të hollë dhe pa jetë? Këto truke ua kthejnë volumin në pak minuta!

admin
Last updated: 26/06/2025 09:49
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Këto janë 5 hilet që i japin dendurinë edhe flokut më të hollë – provojeni sot!

Lufta me flokët e hollë dhe pa jetë, që humbin shpejt formën dhe volumin, është e njohur për shumëkënd. Megjithatë, zgjidhja ekziston dhe fshihet në duart e afta dhe përvojën e floktarëve profesionistë.

Ata përdorin teknika të provuara dhe truke të veçanta për t’i dhënë flokëve të hollë iluzionin e dendësisë dhe plotësisë.

Falë prerjes së përshtatshme, stilimit dhe përzgjedhjes së produkteve të duhura, edhe flokët më të hollë mund të duken më të gjallë, më voluminozë dhe më të qëndrueshëm gjatë gjithë ditës, shkruan Byrdie, përcjell Telegrafi.

Mënyrat që flokët të duken më të dendur

1. Prerja e duhur është hapi i parë dhe më i rëndësishmi për një pamje më voluminoze. Parukierët shpesh rekomandojnë prerje me shtresa, si “bob” i popullarizuar ose shtresa të gjata dhe të buta. Shtresat krijojnë lëvizje dhe teksturë, duke i ngritur flokët nga rrënja dhe duke dhënë iluzionin e plotësisë.

Megjithatë, duhet kujdes, shumë shtresa në flokë të hollë mund të japin efekt të kundërt dhe t’i bëjnë të duken edhe më të rrallë. Nga ana tjetër, një prerje e drejtë dhe e fortë mund të bëjë që majat të duken më të trasha dhe më të shëndetshme, duke krijuar pamjen e një mase më kompakte.

2. Ngjyrosja e flokëve nuk është vetëm procedurë estetike, por edhe një mjet i fuqishëm për të krijuar volum. Parukierët e zotë përdorin teknika si pasazhe me fije apo balayage për të shtuar dimension në flokë.

Kontrasti mes nuancave më të çelëta dhe më të errëta krijon iluzionin e thellësisë, duke i bërë flokët të duken vizualisht më të dendur. Me teknikën e errësimit të rrënjëve arrihet një thellësi më e madhe pranë lëkurës së kokës, që shton edhe më shumë volum.

3. Përzgjedhja e produkteve të duhura për stilim është thelbësore. Formulat e rënda dhe shumë hidratuese mund të rëndojnë flokët e hollë dhe t’i bëjnë të duken me yndyrë. Prandaj, parukierët preferojnë produkte të lehta.

Shkumësat për volum aplikohen në flokë të lagur para tharjes me fen. Spreji për ngritjen e rrënjëve vepron në mënyrë të drejtpërdrejtë te rrënjët, ndërsa shampoja e thatë nuk përdoret vetëm për ditët pa larje, ajo është armë sekrete për thithjen e yndyrës dhe për shtimin e teksturës dhe volumit në çast.

shutterstock

4. Mënyra e tharjes dhe e stilimit mund të ndryshojë ndjeshëm pamjen e flokëve. Tharja me kokën poshtë ndihmon në ngritjen e rrënjëve për një volum maksimal.

Përdorimi i një furçeje të rrumbullakët për ngritjen e fijes gjatë tharjes jep një efekt më të gjatë në kohë. Një truk i thjeshtë por efektiv është edhe ndërrimi i vijës ndarëse, flokët që janë mësuar me një pozicion humbasin formën me kalimin e kohës, ndërsa kalimi në anën tjetër i jep ngritje të menjëhershme.

5. Për raste të veçanta, krehja e flokëve në drejtim të kundërt pranë rrënjëve mund të japë lartësi dhe densitet shtesë.

You Might Also Like

Këto janë 4 shenjat se burri po ju tradhton

Shenjat që tregojnë se një person është xheloz për ju

Si të mos ju dalë këmisha nga pantallonat: 5 mënyra shumë praktike

Mësojeni veten si të jeni pozitivë

Nëse partneri juaj bën këto 6 gjeste, ai ju do çmendurisht

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbretëresha holandez imiton Trumpin dhe mënyrën se si fliste presidenti amerikan gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë televiziv
Next Article Ndërron jetë një 19-vjeçar nga Maqedonia e Veriut në Halkidiki

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?