By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fluturimi Manchester–Tiranë/ Panik në avionin e Ryanair, pasagjerët gjejnë mesazhe alarmuese për bombë në tualet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Fluturimi Manchester–Tiranë/ Panik në avionin e Ryanair, pasagjerët gjejnë mesazhe alarmuese për bombë në tualet
Shqipëri

Fluturimi Manchester–Tiranë/ Panik në avionin e Ryanair, pasagjerët gjejnë mesazhe alarmuese për bombë në tualet

admin
Last updated: 28/11/2026 13:31
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 20 nëntor, Argument – Momente tensioni janë përjetuar nga pasagjerët e një avioni të kompanisë Ryanair, i cili udhëtonte nga Manchesteri drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit.

Shkak për shqetësimin janë bërë disa mesazhe të gjetura në letrat e tualetit të avionit, ku paralajmërohej për praninë e një bombe në bord.

Pas mbërritjes në Rinas, autoritetet kanë ndërmarrë kontrollet përkatëse për të verifikuar kërcënimin. Policia konfirmon se avioni është kontrolluar dhe se nuk është konstatuar asnjë mjet shpërthyes. Për rrjedhojë, alarmi ka rezultuar fals.

Ky është rasti i parë që vala e alarmeve për bomba në avionë apo aeroporte prek edhe Shqipërinë. Fatmirësisht, edhe në këtë rast, kontrollet nuk kanë zbuluar asnjë rrezik real për pasagjerët.

Njoftimi i policisë:

Rinas/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, gjatë uljes së avionit të linjës Manchester–Rinas, shërbimet e Policisë Kufitare janë njoftuar nga menaxheri i aeroportit (ODM) se në tualetin e avionit ishte gjetur një letër, e shkruar në gjuhën angleze, me një mesazh kërcënues për shpërthim bombe.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ndërhyrë në pistë dhe kanë bërë të mundur zbritjen e kontrolluar të pasagjerëve. Më pas, është kryer kontrolli i avionit, i pasagjerëve dhe i bagazheve të tyre, me ndihmën e qenve antieksplozivë.

Në vijim, pasagjerët janë kontrolluar në grupe, fillimisht nga shërbimet e Policisë dhe më pas përmes skanerit të aeroportit, me qëllim identifikimin e sendeve që mund të kenë lidhje me shkrimin e mesazhit kërcënues.

Gjatë kontrollit të avionit nuk është konstatuar asnjë send shpërthyes.

Për rastin është njoftuar edhe struktura e Antiterrorit dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e pasagjerit që ka shkruar letrën.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article I njëjti aplikacion, kushte të ndryshme pagese/ Si fitojnë kompanitë e IT-së nga tregu i huaj?
Next Article Agim Islami nga Shkupi: 18 vite burg, 18 vite heshtje, 18 vite padrejtësi?!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?