By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Folësit e mëdhenj bëhen, nuk lindin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Life Style > Folësit e mëdhenj bëhen, nuk lindin
Life Style

Folësit e mëdhenj bëhen, nuk lindin

admin
Last updated: 04/04/2025 17:20
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Së pari, një lajm i keq. Nuk ka rrugë të shkurtër për t’u bërë një folës publik i jashtëzakonshëm.

Tani, një lajm i mirë. Kushdo që punon shumë mund të përmirësojë rrënjësisht aftësitë e tyre komunikuese.

Në “TED Talk” më të famshëm të kohëve të fundit, “My Stroke of Insight” , studiuesja e Harvardit, Dr. Jill Bolte Taylor, i tregon audiencës së saj në një “udhëtim” 18-minuta të jetës së saj para, gjatë dhe pas një goditje.

Kur e pyeta Bolte Taylorin se sa kohë ajo kishte praktikuar, përgjigja e saj më befasoi. Ajo e ka lexuar prezantimin e saj jo një herë, dy herë, apo 20 herë. Ajo e kishte lexuar atë 200 herë! Prezantimet frymëzuese duan orë dhë orë të tëra praktikë.

Kohët e fundit kam shkruar një artikull të bazuar në një intervistë me pastorin me famë botërore, Joel Osteen. Osteen më tha se ai bën prova për çdo predikim për gjashtë orë para se t’a japë atë për herë të parë të Shtunën në mbrëmje. Ai pastaj e jep atë dy herë të Dielën. Ky është predikimi i tretë që është regjistruar për audiencën televizive, por Osteen e lexon predikimin të paktën 12 herë. Shikuesit shohin vetëm një performancë të përkryer; ata nuk shohin orët e praktikës që ka bërë Osteen.

Nga CEO-t tek pastorët dhe nga folësit e TED në udhëheqësit e famshëm, folësit më të mëdhenj janë bërë, nuk janë të lindur. Ne e shohim këtë prirje në fjalimet më të famshme të Amerikës. Për shembull, në vitin 1964 Ronald Reagan mbajti një fjalim për të mbështetur kandidatin republikan Barry Goldwater.

Goldwater i humbi zgjedhjet, por votuesit u frymëzuan nga Reagan, i cili më pas u bë guvernator i Kalifornisë dhe presidenti i dyzetë i Shteteve të Bashkuara. Publiku pa një “komunikues të madh” tek ai.

Martin Luther King, Jr. ishte paracaktuar si një ministër 16 vjet para dorëzimit të “Dream Speech”, një nga fjalimet më të mira në historinë amerikane. King dha rreth 2.500 fjalime në jetën e tij. King përmirësoi aftësitë e tij të të folurit në publik për të paktën 20 vjet përpara se ai të thoshte fjalët që do të transformonin një komb. Martin Luther King, Jr. ishte një komunikues mjeshtëror, sepse ai kishte shpenzuar kohë për ta zotëruar atë.

Steve Jobs i cili mbajti një nga prezantimet më “elektrizuese” të biznesit të kohës tonë në 2007, futjen e iPhone, nuk është i njëjti interpretues i cili ka folur për Apple tridhjetë vjet më parë. Në një video, të regjistruar në vitet 1970, Jobs ishte dukshëm nervoz përpara një interviste televizive. Ai madje i tha një asistenti jashtë kamerës se ai ndihej i sëmurë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Dhjetë vjet më vonë, në 2007, në prezantimin e Macworld, çdo gjë shkoi mirë kur Jobs prezantoi. Ai ishte i qetë, me humor, i këndshëm dhe i sigurt. Steve Jobs u përmirësua dukshëm çdo ditë, çdo muaj, çdo vit, çdo dekadë.

Steve Jobs dëshmon se ka pak persona të aftë në komunikim. Askush nuk lind me një prezantim në duart e tyre. Askush nuk lind duke ditur se si duhet të japësh një fjalim prej 18-minutash në “TED talk”.

Komunikuesit më të mirë punojnë për atë gjë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Komunikuesit më të mëdhenj bëjnë që ajo të duket e lehtë për shkak se përpiqen shumë për t’u bërë folës të shkëlqyer.

You Might Also Like

Horoskopi 10 tetor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Si të dukeni e bukur pa grim?

Ngjyra e buzëkuqit që e zgjedhni zbulon shumë për personalitetin tuaj

Qëndisja kontribuon në mirëqenien dhe cilësinë e jetës

Shkaqet përse na kthehen ish-partnerët

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Mite të gabuara rreth punës
Next Article Ana de Armas dhe Tom Cruise shfaqen së bashku në CinemaCon, po ashtu shumë të lidhur për projekte filmike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?