By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 mln euro kthimi bruto për 2024
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 mln euro kthimi bruto për 2024
Maqedoni

Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 mln euro kthimi bruto për 2024

admin
Last updated: 14/01/2025 11:23
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës njofton se e ka përmbyll vitin 2024 me 243.7 milionë euro kthim bruto nga investimet.

FKP tutje njofton se duke ia shtuar edhe suficitin e kthyer dhe të ardhurat e tjera (prej 3.5 milionë euro), kthimi bruto për 2024-n shkon në 247.2 milionë euro.

“Në vlerë nominale, kjo është shifër rekord e kthimit nga investimet, porse erdhi edhe për shkak të mjeteve më të larta nën menaxhim. Ky ishte viti i 20-të, nga gjithsej 23 vjet të operimit, që institucioni arrin kthim vjetor pozitiv nga investimet. Llogaritur në tërësi, kthimi i akumuluar bruto, prej themelimit e deri në fund të vitit 2024, arriti në 997.2 milionë euro, shumë afër shifrës simbolike prej 1 miliard euro”, thuhet në njoftim.

Fondi i Kursimeve bën të ditur se arkëtimi i kontributeve të reja në 2024-shin, në vlerë 315.8 milionë euro, pasqyron një ngritje solide, si në vlerë nominale (prej +29.6 milionë euro) ashtu edhe në përqindje, prej 10.3%, nga viti paraprak.

“Kontributet e reja, bashkë me kthimin në investime, ndryshe nga tërheqjet e kursimeve dhe tarifat menaxhuese, kanë kontribuuar pozitivisht që mjetet neto nën menaxhim të ngritën sivjet me shifrën rekorde prej +480.0 milionë euro e të arrijnë kështu afër 3.2 miliardë eurove”.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se prej 31 marsit 2024, FKPK-ja ka tre portofola investues:

Portofolin Standard – për kontribuuesit  deri në moshën 57 vjeçare; Portofolin e Ndërmjetëm – për kontribuuesit e moshës 58 deri 62 vjeçare dhe Portofolin Konservativ – për kontribuuesit e moshës 63 vjeçare e sipër.

Këta portofola kanë në përbërje instrumente të ndryshme financiare, varësisht synimit të kthimit nga investimet, riskut dhe luhatshmërisë investuese dhe gjithnjë kundrejt distancës së kontribuuesve nga mosha e pensionimit.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Jozi kritikon muzikën e Gjestit: Këngë për filma të animuar, klikime të vjedhura
Next Article Gjendet trupi i pajetë i 26 vjeçarit që u raportua i zhdukur javë më parë në Prizren

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?