By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fotoja me të moshuarën në Çair, reagimi nga familja dhe politika, sqarimi nga Osmani
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Fotoja me të moshuarën në Çair, reagimi nga familja dhe politika, sqarimi nga Osmani
Maqedoni

Fotoja me të moshuarën në Çair, reagimi nga familja dhe politika, sqarimi nga Osmani

admin
Last updated: 01/09/2025 00:22
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 gusht – Familja e një të moshuare nga Likova ka reaguar ndaj fotografisë së shpërndarë nga kandidati i AKI-së për Çairin, Bujar Osmani. Djali i të moshuarës në foto, Sherif Rramani – kryetar i nëndegës së Alternativës në Likovë, pjesë e koalicionit VLEN – akuzon se nëna e tij është mashtruar. Ai thotë se e ëma ka qenë mysafire në Çair dhe se dikush i kishte thënë se “Bujari është i VLEN-it”.

“Personi në foto është nëna ime dhe ka qenë mysafir në Çair, ajo është nga Likova dhe as që e njeh Bujarin e as që voton në Çair. Më vjen keq që është manipuluar pa dijeni nga disa njerëz që i kanë thënë se Bujari është i VLEN-it dhe ajo gjitha fjalët që i ka thënë, i ka thënë duke menduar vërtet se Bujari është nga VLEN-i”, publikoi Rramani. Lidhur me këtë ka pasur reagime edhe nga eksponentë të VLEN që kanë akuzuar Osmanin për keqpërdorim.

Në anën tjetër, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, reagoi me një video-demant ndaj akuzave. Ai tha se kurrë nuk do të keqpërdorte askënd dhe akuzoi VLEN për shpifje.

“Asnjëherë nuk kam abuzuar, dhe as që do ta bëja një gjë të tillë ndaj askujt, e aq më pak ndaj kësaj zonje të mrekullueshme e cila më është afruar sinqerisht dhe që në sytë e mi meriton gjithë respektin. Ja ku është videoja që e dëshmon këtë, dhe që tregon qëllimin e saj të sinqertë për të bërë një foto”, tha Osmani.

Ai shtoi se fotografia është bërë me kërkesën e vetë gruas së moshuar dhe se publikimi i saj ishte i pëlqyer prej saj. “Kjo nuk është abuzim, por një gjest i zakonshëm i njerëzve që shprehin simpati. Ajo që nuk është normale, është të gënjeni dhe manipuloni ashtu siç bën VLEN”, theksoi Osmani.

Në videon e shpërndarë prej tij shihet se gruaja e fton Osmanin për t’u fotografuar bashkë, duke hedhur dyshime mbi versionin e kundërt që publikoi VLEN.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Izet Mexhiti godet ashpër Osmanin: “BDI-ja do jetë e reformuar vetëm kur Bujar Osmani do të arratiset sikur Artan Grubi”
Next Article Mot me diell dhe me vranësira mesatare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?