By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Franca i është drejtuar Renault për prodhimin e dronëve, thotë prodhuesi i makinave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Auto > Franca i është drejtuar Renault për prodhimin e dronëve, thotë prodhuesi i makinave
Auto

Franca i është drejtuar Renault për prodhimin e dronëve, thotë prodhuesi i makinave

admin
Last updated: 09/06/2025 09:31
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministria e mbrojtjes e Francës i është drejtuar Renault-it në lidhje me mundësinë e ndihmës në prodhimin e dronëve.

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, tha prodhuesi i automjeteve të dielën, pasi ministria javën e kaluar hodhi idenë se kompanitë franceze mund të ndihmonin me prodhimin në Ukrainë.

“Ne jemi kontaktuar nga ministria e mbrojtjes në lidhje me mundësinë e prodhimit të dronëve. Janë zhvilluar diskutime, por nuk është marrë asnjë vendim në këtë fazë, pasi po presim detaje të mëtejshme mbi këtë projekt nga ministria”, ka thënë Renault në një deklaratë për Reuters.

Më herët të dielën, faqja e internetit franceze e lajmeve Franceinfo raportoi se prodhuesi francez i makinave pritej të prodhonte dronë në Ukrainë.

E pyetur në lidhje me raportin, ministria i tha Reuters se i takon prodhuesit të makinave, pa e emëruar atë, të thotë nëse do të marrë pjesë.

Gjithashtu pa emëruar asnjë kompani, ministri i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu i tha kanalit francez të lajmeve LCI të premten se Franca do të krijojë një partneritet midis një prodhuesi të madh francez të makinave dhe një firme të vogël mbrojtëse për të pajisur linjat e prodhimit në Ukrainë për ndërtimin e dronëve.

Dronët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e Ukrainës që nga pushtimi në shkallë të plotë i vendit nga Rusia në vitin 2022, duke ofruar aftësi mbikëqyrjeje dhe sulmi që kanë formësuar taktikat e betejës kundër forcave ruse.

You Might Also Like

Fundi i benzinës dhe naftës – Në këtë vend evropian, makinat elektrike mbajnë 98.3 përqind të tregut

Tesla befason me një Model 3 të ri standard të lirë

Ky është Kia Stonic i ri – hap i madh përpara në dizajn, por edhe ndryshime në teknologji

Sistemi i ri i sigurisë për lëvizjen mbrapa së shpejti mund të bëhet pajisje e detyrueshme

Pse motori nuk punon qetë në regjimin pa ngarkesë?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ana de Armas shkëlqen në fushatën e re të Louis Vuitton dhe rrëmben vëmendjen me filmin “Ballerina”
Next Article “Maratonë” në pistë: Një burrë sfidon stafin e Aeroportit Heathrow, përfundon në furgon policie

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?