By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Franca zhvendos në momentin e fundit takimin e G7-ës nga Marseja në Paris
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Franca zhvendos në momentin e fundit takimin e G7-ës nga Marseja në Paris
Bota

Franca zhvendos në momentin e fundit takimin e G7-ës nga Marseja në Paris

admin
Last updated: 05/11/2026 14:41
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Paris, 5 nëntor, argument.mk/ – Ministria e Jashtme e Francës njoftoi sot se takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve të G7, i planifikuar të mbahej javën e ardhshme në Marsejë, do të zhvendoset në Paris.

Si arsye për këtë ndryshim të pazakontë në momentin e fundit, ministria përmendi çështjet logjistike.

Ministrat e Jashtëm të Grupit të Shtatë vendeve më të industrializuara të botës (G7) pritet të takohen të hënën dhe të martën e javës së ardhshme, për të diskutuar mbi sigurinë detare dhe atë të porteve, si dhe luftërat në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë.

Ministria franceze e Jashtme bëri të ditur se ndryshimi i vendndodhjes, lidhet edhe me Forumin e Paqes në Paris, i cili do të zhvillohet menjëherë pas takimit të ministrave, të mërkurën dhe të enjten.

“Zgjedhja e Parisit garanton zhvillimin pa probleme të këtyre dy aktiviteteve ndërkombëtare”, deklaroi ministria.

Datat e të dyja aktiviteteveM ishin bërë të ditura prej më shumë se gjashtë muajsh, ndërsa Marseja ishte përcaktuar si qyteti pritës i takimit të G7-ës, disa muaj më parë.

Marseja, së bashku me Parisin, ishte ndër qytetet më të prekura nga trazirat që shpërthyen muajin e kaluar, në kuadër të protestave masive në Francë.

Në G7 bëjnë pjesë Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Italia, Japonia, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në takimin e javës së ardhshme, janë ftuar gjithashtu ministrat e Jashtëm të Ukrainës dhe të disa vendeve të tjera partnere.

You Might Also Like

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori

Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë

Katër të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes viktimave një grua dhe një 12-vjeçar

“Ende presidenti juaj”, Shtëpia e Bardhë ndan videon e Trump në versionin Lego: Po punon për ta bërë Amerikën përsëri të madhe

SHBA-të vendosin sanksione të reja ndaj ushtrisë kubaneze dhe rrjeteve të transportit energjetik

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kallëzim penal ndaj një personi nga Shkupi, publikoi pa leje një serial televiziv në Facebook
Next Article De Sousa: Anëtarësimi i Shqipërisë në 2029 në BE i mundshëm, por kërkon shumë punë e përpjekje
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?