By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fronti Europian: Fitorja më e madhe në histori na pret më 24 prill
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Fronti Europian: Fitorja më e madhe në histori na pret më 24 prill
Maqedoni

Fronti Europian: Fitorja më e madhe në histori na pret më 24 prill

admin
Last updated: 25/03/2024 14:41
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 25 mars – Sot në Tetovë, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti bashkë me kryetarin e PDSH Menduh Thaçi, të Lëvizjes Populli Skender Rexhepi Zejd dhe atë të PDE Arjanit Hoxha kanë nënshkruar marrëveshje koalicioni për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në kuadër të Frontit Europian.

“Unë nuk dyshoj fare në fitore madhështore që asnjëherë nuk e kanë bërë shqiptarët e Maqedonisë, do të jetë fitorja më e madhe në historinë e paspavarsisë të këtij shteti, unë nuk kam pasur asnjë problem sepse kjo çështje ka nis tash e dy vite duke u përpunuar me qetësinë më të madhe, me arsyet më të mëdha dhe ky ishte momenti kulminant që ne të bëhemi bashkë në një front, dhe ky front do të jetë i pamposhtur dhe jo i përkohshëm deri në realizimet e qëllimeve tona, deri në anëtarsimin në BE, dhe këtij fronti duhet t’i bashkohen edhe bashkëqytetarët tanë maqedonas sepse, më të arsyeshëm, më të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm se sa për ardhmërinë e këtij shteti se sa subjektet politike shqiptare unë nuk kam parë për 24 vite me rradhë një përkushtim kaq serioz dhe të madh”, ka deklaruar kështu kryetari i BDI Ahmeti.

Më tej, kryetari i PDSH Menduh Thaçi ftoi gjithë duhet të bashkohen në këtë front.

“Më vjen keq që opozita e sheh këtë fushatë si garë mes neve dhe atyre dhe jo me parimin kryesor siç e shohim ne, pro BE dhe kundër Rusisë. Jo vetëm sondazhet por edhe fëmijët e vegjël e dinë se ato do të humbin në këto zgjedhje bindshem, vetëm prej BDI-së. Ndikimi rus është i shtrirë në vendet e rajonit, ndaj ne me 30 deputetë parandalojmë ndikimin rus në vendin tonë. Ju na njihni që shumë vite, e dini që në nuk bëjmë kompromise me vijat e kuqe, me interesin tonë madhor kombëtar, sepse shqiptarët dhe Maqedonia e ka vendin në mes të civilizimit europian, Ndaj, Opozitës i them se ne nuk merremi me ju, sepse ka kohë të merremi me ju, këtë sfidë e kemi me Rusinë. Ndaj ju ftoj që bashkarisht të reshtohmi në këtë front. Unë e di që opozita maqedonase mund ta ndërroj fjalorin pas zgjedhjeve, por mund të jetë vonë për ato”, u shpreh Thaçi.

Kryetari i Lëvizjes Populli, Rexhepi shtoi se gjurmët e këtij fronti do të mbahen mend gjatë në histori.

“Ky Front është model i suksesit, është jo veç ligë por super-ligë. Është i bukur zyrtarizimi i këtij fronti, sepse qytetarëve po përfitojnë të gjithë të mirat, standardet dhe mirësitë sociale. Me zgjedhjet presidenciale e vulosim thellë edhe fitoren e zgjedhjeve parlamentare. Është një nisëm e mirë që ne kemi thënë se Fronti Europian do të përbëhet prej shumë etnive, për të dëshmuar se një front i tillë që na sjellë të gjitha begatitë që gjeneratat që do të vijnë do jenë kryekëput të siguruara nga miqësia jonë me SHBA-të dhe BE-në sepse alternativë tjetër nuk kemi përpos Frontit Europian. Gjurmët tona do mbahet mend gjatë në histori. Uroj mbarësi dhe suksese për të gjithë, të vulosim fitoren me 24 prill e pastaj me 8 maj të kemi fitore dhe më të thellë”, theksoi Rexhepi.

Kryetari i PDE Hoxha vlerësoi nënshkrimin me dy me dy njerëz si Ahmeti dhe Thaçi që në rrugëtimin e tyre politik mbajnë mbi supe procese të rëndësishme për vendin.

“Në momente të mëdha historike njerëzit e vegjël gjejnë arsye për t’u ndarë, e njerëzit e mëdhenjë krijojnë mundësi për t’u bashkuar dhe prosperuar. Bashkërendimi jonë sot është i barazvlefshëm me rëndësinë e historinë që ka lidhje e Lezhës ku heroi jonë Gjerg Kastriot Skëndërbeu bashkoi të gjitha fistet shqiptare. Ashtu si atëherë ne sot po bashkohemi sepse kemi një qëllim më madhor, ky front do të sjellë heqjen e kufijve, dhe të bashkuar në BE do të jemi pjesë e civilizimit perëndimor që të parët tonë e kanë nënshkruar. Nënshkrimi për mua me dy me dy njerëz si z.Ahmeti dhe Thaçi ka vlerë, që në rrugëtimin e tyre politik mbajnë mbi supe procese të rëndësishme për vendin. Përderisa të tjerët presin fitore lëmoshë nga VMRO-ja, ne presim fitore nga shqiptarët, më mbështetje nga Kosova dhe Shqipëria”, tha për fund Hoxha.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Sulmet izraelite në Gaza vrasin mbi 59 palestinezë
Next Article Haradinaj: Absurde të gjykohen çlirimtarët, derisa ende nuk ka drejtësia mbi shumë masakra të kryera nga Serbia

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?