By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fruthi në Kosovë, një foshnjë në gjendje të rëndë, apelohet për vaksinim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Fruthi në Kosovë, një foshnjë në gjendje të rëndë, apelohet për vaksinim
Kosovë

Fruthi në Kosovë, një foshnjë në gjendje të rëndë, apelohet për vaksinim

admin
Last updated: 28/11/2026 13:30
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 20 nëntor, Argument – Rastet e fruthit vazhdojnë të regjistrohen në vendin tonë, ndërsa më të rrezikuarit në këtë situatë po paraqiten foshnjat nën 12 muaj, të cilat ende nuk e kanë arritur moshën për vaksinim.

Kështu kanë bërë të ditur nga Klinika e Pediatrisë, ku kanë konfirmuar se një foshnjë tremuajshe është në gjendje të rëndë si pasojë e komplikimeve nga fruthi.

“Deri më tani, në kujdesin intensiv, kemi pasur 14 fëmijë. Prej tyre, 3 fëmijë është dashur të jenë në ventilim mekanik për shkak të gjendjes së rëndë. Këtë javë kemi një fëmijë në gjendje të rëndë, 3 muajsh, i cili është komplikuar me një pneumoni të rëndë, i cili vazhdon të jetë në ventilim mekanik”, ka thënë për RTK, Petrit Gjaka, pediatër intensiv.

Ndërkohë, në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar mbi 40 pacientë me fruth.

“Aktualisht kemi mjaft pacientë të hospitalizuar, një shifër e cila është shqetësuese dhe njëkohësisht edhe më shqetësuese është shkalla e mosvaksinimit të këtyre fëmijëve, marrë parasysh që deri tani vetëm fëmijët e pavaksinuar kanë manifestuar simptoma”, ka thënë Marigona Geci, infektologe.

Për rritjen e rasteve me fruth kanë njoftuar edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga ku kanë bërë thirrje që fëmijët e pavaksinuar të marrin vaksinën sa më parë.

“Në 2 javët e fundit kemi pasur rritje të paraqitjes së rasteve me fruth, ndërsa këtë javë kemi edhe më shumë se 2 javët e kaluara. Kështu që kjo situatë është pak shqetësuese edhe kërkon intervenim nga të gjitha aspektet. Përderisa ne po mundohemi edhe nga ana e institutit, edhe me institucionet shëndetësore, me kry punën sa i përket pacientëve. Këndej ekipet e vaksinimit po punojnë shumë për vaksinim edhe për vaksinimin me vonesë të atyre që nuk e kanë kryer”, ka thënë Ardita Baraku, drejtoreshë e IKSHPK-së.

Në këtë situatë, vaksinimi mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit dhe mbrojtjen e shëndetit publik. Nga IKSHPK-ja kanë kërkuar bashkëpunim nga prindërit dhe institucionet arsimore, në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtejshme e sëmundjes dhe të mbrohen veçanërisht foshnjat, të cilat janë më të rrezikuara.

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, gjatë periudhës 16 prill-15 nëntor, në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 336 raste me fruth.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Guvernatori Sejko përmbyll takimin me misionin e FMN-së, diskutohet ekonomia shqiptare
Next Article Kosova dhe Maqedonia e Veriut avancojnë projektin e tunelit Tetovë – Prizren

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?