By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: FSK përmbyll me sukses pjesëmarrjen në Operacionin “Interflex” në Mbretërinë e Bashkuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > FSK përmbyll me sukses pjesëmarrjen në Operacionin “Interflex” në Mbretërinë e Bashkuar
Kosovë

FSK përmbyll me sukses pjesëmarrjen në Operacionin “Interflex” në Mbretërinë e Bashkuar

admin
Last updated: 23/06/2026 18:18
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 23 qershor Zhurnal.mk – Kosova ka qenë pjesëmarrëse në Operacionin “Interflex” në mbështetje të Ukrainës që nga fillimi i vitit 2024, duke dëshmuar nivel të lartë profesionalizmi, përkushtimi dhe aftësish ushtarake.

Kontributi i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës është vlerësuar lart nga partnerët ndërkombëtarë, duke forcuar më tej reputacionin e Kosovës si një kontribuuese e besueshme në operacionet ndërkombëtare të sigurisë dhe në përpjekjet e përbashkëta për paqe e stabilitet.

Operacioni “Interflex” është një iniciativë shumëkombëshe e udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar, e cila ka për qëllim përgatitjen dhe trajnimin e forcave ushtarake ukrainase, me synim rritjen e kapaciteteve të tyre operacionale dhe gatishmërisë për mbrojtjen e vendit.

Që nga fillimi i angazhimit në këtë operacion, Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë pjesë me pesë kontingjente të njëpasnjëshme, duke kontribuar me instruktorë dhe personel të specializuar në realizimin e programeve të trajnimit për ushtarakët ukrainas.

Përmes këtij angazhimi, FSK ka dëshmuar ndërveprueshmëri të lartë me forcat partnere dhe aftësi profesionale në mjedise shumëkombëshe.Përveç kontributit në kuadër të Operacionit “Interflex”, Republika e Kosovës ka dëshmuar mbështetjen e saj të vazhdueshme ndaj Ukrainës edhe përmes pjesëmarrjes në konferencat dhe forumet ndërkombëtare të dedikuara koordinimit të ndihmës për Ukrainën, si dhe përmes ofrimit të ndihmës konkrete në pajisje dhe donacione për Forcat e Armatosura të Ukrainës. Këto veprime pasqyrojnë përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave demokratike, respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe solidaritetit me popullin ukrainas në përballje me agresionin ushtarak, duke e pozicionuar Kosovën si një partnere aktive dhe të përgjegjshme në përpjekjet e përbashkëta për siguri dhe stabilitet në Evropë.

Në përfundimin e Operacionit “Interflex” në Mbretërinë e Bashkuar është organizuar ceremoni përmbyllëse ku u ndanë çmime dhe mirënjohje për punën, përkushtimin dhe kontributin e pjesëtarëve të FSK-së, gjatë realizimit të misionit.

Këto vlerësime përfaqësojnë një dëshmi të qartë të profesionalizmit, përkushtimit dhe standardeve të larta që karakterizojnë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ato njëkohësisht pasqyrojnë kontributin e vazhdueshëm të FSK-së në forcimin e sigurisë ndërkombëtare, partneritetit me vendet aleate dhe mbështetjes së përpjekjeve për paqe, stabilitet dhe siguri në nivel global.

You Might Also Like

Abdixhiku iu kundërpërgjigjet Gazmend Muhaxherit dhe Imri Ahmetit: Sabotues, pres dorëheqjet tuaja

Përçarja që nisi qysh ditën e zgjedhjeve “shpërthen” në LDK: Muhaxheri e Ahmeti kërkojnë dorëheqjen Abdixhikut

Agron Maxhuni dhe Valentina Sopjani zgjidhen anëtarë të KGJK-së

Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut forcojnë bashkëpunimin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

FSK përmbyll me sukses misionin në Operacionin “Interflex” në Mbretërinë e Bashkuar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kapet në Dubai Jetmir Pepa, i njohur si Mir Pepa ose “Kazanova”, pritet ekstradimi në Shqipëri
Next Article Simon Zereci emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës së Shqipërisë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aksident në Veles, ndërron jetë një këmbësor pas goditjes nga kamioni
Kronika
Në Holandë kryhet për herë të parë eutanazia e një fëmije nën 12 vjeç
Bota
Rrufeja goditi pikën kufitare “Evzoni”, turistët mbetën të bllokuar
Maqedoni
Australia hap dyert për qytetarët e Evropës
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?