By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fushata/ Mickoski akuzon Zaevin për “Valixhe me para“
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Fushata/ Mickoski akuzon Zaevin për “Valixhe me para“
Maqedoni

Fushata/ Mickoski akuzon Zaevin për “Valixhe me para“

admin
Last updated: 06/10/2025 21:12
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 tetor – Edhe Zoran Zaev u bë pjesë e retorikës zgjedhore. Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hrisitjan Micksoki akuzoi se Zaev ka marrë valixhe me para për të bërë lëshime në raport me Bullgarinë, ndërsa Zaev këto akuza i quan tentim i dështuar për të mbuluar dështimet e qeverisë.

Çështja e kontestit me Bullgarinë ka futur në retorikën e fushatës zgjedhore edhe ish kryeministrin Zoran Zaev, i cili prej dhjetorit të vitit 2021 zyrtarisht është jashtë politikës. Arsyeja për këtë është një deklaratë e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili gjatë një mitingu në Kumanovë tha se linjat e kuqe të LSDM-së aktuale lidhur me negociatat janë të paketuara si “Kali i Trojës” dhe e kujtojnë kohën kur me partinë udhëhiqte Zoran Zaev.

“Kur ish kryeministri i fqinjit tonë lindor publikisht fliste se financiarisht e ka mbështetur atë opsion të LSDM-së, partisë në krye të së cilës është Venko. Edhe atë drejtpërdrejtë, nëpërmjet valixhes me para ndaj mentorit të tij nga Strumica. Tani nuk dua të besoj, por është shumë e logjikshme që sërish kanë trokitur në të njëjtën derë dhe sërish shpresojnë për valixhe të re”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE.

Megjithatë, Zaev ndonëse nuk është mjaft aktiv, reagoi duke i quajtur pretendimet shpifje dhe gënjeshtra, por edhe arsyetim për dështimet e qeverisë. Madje, Zaev rikujtoi se VMRO-DPMNE janë ekspertë për valixhe me para, duke ia rikujtuar pamjet filmike nga skandali “Reket”.

“Ashpër dhe kategorikisht i hedh poshtë gënjeshtrat dhe shpifjet e Mickoskit për gjoja “valixhe me para nga ish kryeministri i Bullgarisë” si të pavërteta dhe si tentim i dëshpëruar i kryeministrit të paaftë për ta zhvendosur vëmendjen e opinionit nga dështimet e tij drejt trillimeve të tij. Kur jemi te valixhet, e pamë në incizimet që vetë i lëshuan në opinion se ekspertë për valixhe me para janë mu mbështetësit dhe financuesit e tij”, deklaroi Zoran Zaev, ish kryeministër.

Çështja me Bullgarinë vazhdon të jetë spiranca në rrugën evropiane, për shkak të moszbatimit të detyrave nga propozimi francez që u pranua nga qeveria e LSDM-së dhe praktikisht u bë pjesë e kornizës negociuese. Me ndërrimin e pushtetit, VMRO-DPMNE refuzon ta zbatojë këtë marrëveshje, që para se gjithash parasheh përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë. /alsat.mk

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Menstruacionet dhe depresioni: një lidhje e padukshme, por reale
Next Article Autobusët privatë nga nesër do të qarkullojnë sipas orarit të rregullt

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?