By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fushata zgjedhore duhet të jetë paqësore dhe e moderuar!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Fushata zgjedhore duhet të jetë paqësore dhe e moderuar!
AnalizaMaqedoniRekomanduar

Fushata zgjedhore duhet të jetë paqësore dhe e moderuar!

admin
Last updated: 19/03/2024 20:00
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 mars – Nuk mjaftojnë vetëm shprehjet verbale pas zgjedhjeve që kishim zgjedhje fer dhe demokratike, pjesë e pandashme e zgjedhjeve është periudha e fushatës zgjedhore e posaçërisht edhe para fushata. Prandaj, kujdes nuk nënkupton vetëm ditën e votimit por në vazhdimësi gjatë tërë periudhës. Fjalori i platformës zgjedhore nuk premton një fushatë të drejtë, vlerësojnë analistët politik në vend. Sipas tyre politikanët duhet t’i drejtohen realitetit, e jo të ashpërsojnë retorikën e fushatës, sepse në fund të ditës pasojat sërish do ti kenë qytetarët. Por, sado do të veprojnë në bazë të kësaj politikanët mbetet të shihet ditëve në vijim, shkruan Zhurnal.

Partitë të mos e ashpërsojnë retorikën e fushatës, sepse bien në kundërshtim me vlerat demokratike –

Sa më e ashpër retorika aq më i dobët rezultati në zgjedhje, sepse është veprim kontradiktor. Nuk mundet gojën plotë fushatë paqësore e zgjedhje demokratike, kur nga ana tjetër në fushata ka sharje, ofendime, shpifje e paragjykime nga më të rëndat. Prandaj, ashtu siç flasin duhet edhe të jenë të përmbajtur e të moderuar në aspekt të kalimit të këtyre ditëve që po futen drejt fushatës zgjedhore.

Profesoresha Jasna Baçevska, thotë se partitë duhet largohen nga akuzat dhe fyerjet e përditshme për kandidatët presidencial dhe të përqendrohen në ofertat e tyre zgjedhore.

“Nuk pres ndonjë fushatë të lartë shoqërore, e cila do të qetësojë në një farë mënyre shoqërinë, duke u larguar ata vetë nga akuzat e përditshme dhe nga ofendimet që i përcjellin përmes mediave, portaleve, por edhe rrjeteve sociale. Fushata parazgjedhore filloi me akuza nga partitë dhe etiketimin e kandidatëve për president të vendit, prandaj pres një fushatë negative.” – tha profesoresha, Jasna Baçevska.

Analisti Asorvski, thotë se partitë duhet të kthehen në shtjellimin e programeve të tyre, projekteve dhe obligimeve që marrin para qytetarëve.

Zgjedhjet parlamentare do ti shfrytëzojnë si indikator, se si do të shpërndahet vota në zgjedhjet parlamentare, prandaj dhe janë kaq të fokusuar, thotë Arsovski.

“Tani është më e lehtë se kemi emra konkret dhe kjo mund të përdoret dhe si indikator se si do të shpërndahen votat në zgjedhjet parlamentare, sepse këtu veç më tani qytetarët i kanë ofertat më të pastërta, i din kush janë kandidatët presidencial dhe shumë e kanë të lehtë të ndajnë mendjen se për kë do të votojnë. Prandaj dhe fushatën partitë politike e kanë nisur shumë më herët, që të mund të bëjnë kalkulimet e tyre se si do jenë në zgjedhjet presidenciale dhe çka të presin nga ato parlamentare. Besoj se partitë duhet të kthehen në shtjellimin e programeve të tyre, projekteve dhe obligimeve që marrin para qytetarëve”. – deklaroi analisti, Petar Arsovski.

Megjithatë, qytetarët dinë dhe munden pasi kanë vetëdijen e mjaftueshme për të bërë gjykime reale e objektive për gjitha veprimet që realizohen në kohë fushate. Me dozë të lartë të premtimeve janë adaptuar qytetarët, por asesi nuk e falin dhe tolerojnë gjuhën e urrejtjes, shpifjet e ofendimet sepse këto vese janë të papranueshme në një rreth shoqërorë të shëndoshë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Sa është i rëndësishëm edhe edukimi mediatik në kohë të fushatave zgjedhore –

Edukimi mediatik në çdo kohë është i rëndësishëm, sepse si zakonisht gjatë gjithë kohës jemi të ekspozuar nga informacione pafund, pa numër, e nga gjitha anët e botës, por gjatë kohës së fushatave zgjedhore edukimi mediatik duhet të jetë i domosdoshëm për secilin vend, edhe për Maqedoninë e Veriut, sepse mediat janë pasqyra dhe dritarja përmes të cilës kandidatët dhe partitë politike tentojnë të futen në shtëpitë e qytetarëve, edhe gjatë natës edhe gjatë ditës deri ditën e zgjedhjeve.

Por, çfarë janë fushatat zgjedhore, dhe pse pikërisht gjatë kësaj periudhe është i rëndësishëm edukimi mediatik? “Fushata zgjedhore është paraqitje publike e kandidatëve të konfirmuar nga organet kompetente dhe programet e tyre në periudhën parazgjedhore për zgjedhje të caktuara”, thuhet në fjalorin në nenin 2 të Kodit Zgjedhor.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Sipas ligjit, fushata fillon 20 ditë para rrethit të parë të zgjedhjeve, gjatë kësaj periudhe fluksi i qarkullimit të informacioneve në mediat tradicionale e ato digjitale është shumë i lartë, gjë që rrit me automatizëm edhe ekspozimin e qytetarëve ndaj lajmeve dhe informatave me natyra e qëllime të ndryshme. Edukimi mediatik gjatë kohës së fushatave mbron qytetarët nga “dezinformatat” dhe “lajmet me porosi”, sikurse ombrella nga shiu i rrëmbyeshëm i vjeshtës. Dezinformatat dhe lajmet me porosi qarkullojnë pa ndalë, sepse interesi i partive të ndryshme është i lartë për të depërtuar deri te grupet e synuara, ndërkaq, qytetarët e edukuar mirëfilli janë të gatshëm e në gjendje të klasifikojnë dhe përzgjedhin lajmet dhe informacionet nga cilat burime do t’i marrin.

Në realitet fushatat zgjedhore vetëm zyrtarisht fillojnë 20 ditë para zgjedhjeve, sepse në realitet dhe praktikë fillojnë shumë më herët se kaq, dhe mediat gjatë gjitha zhvillimeve që ndodhin në terren raportojnë, organizojnë debate të ndryshme, gjë që ndihmon edhe më shumë fushatën e pa filluar. Dhe, kjo periudhë e cila lirshëm mund të quhet si “parafushatë” është pikërisht edhe më delikate se fushata, sepse gjithçka veprohet jo zyrtarisht por qëllimi mbetet po i njëjti sikurse gjatë fushatës, promovim dhe bindje.

Kujtojmë që, fushata elektorale për rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit fillon më 4 prill dhe zgjat 20 ditë. Rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kosova i dërgon mjete ushtarake Ukrainës
Next Article Gashi: Do ofrojmë plan program që do jep zgjidhje për çdo problem të qytetarëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?