By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fushata zgjedhore ngroh sallatë e shtabet por jo edhe shtëpitë!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Fushata zgjedhore ngroh sallatë e shtabet por jo edhe shtëpitë!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Fushata zgjedhore ngroh sallatë e shtabet por jo edhe shtëpitë!

admin
Last updated: 06/10/2025 10:52
By admin 4 Min Read
Share
Using heater at home in winter. Woman regulating temperature on heater. Heating season.
SHARE

Shkup, 6 tetor – Teksa temperaturat po bien dhe qytetarët përgatiten për muajt e ftohtë, çmimi i drurit për ngrohje po arrin nivele rekord. Këtë vit, një metër kub dru kushton deri në 4.800 denarë me transport të përfshirë, krahasuar me 4.000–4.500 denarë vitin e kaluar. Për një familje që shpenzon mesatarisht gjashtë metra kub për sezon, kjo do të thotë rreth 3.000 denarë më shumë për të njëjtën sasi drush. Ndërkohë, partitë politike po zhvillojnë fushata me slogane të zjarrta, por asnjëra nuk ofron masa konkrete për të ulur barrën e ngrohjes që rëndon mbi qytetarët, shkruan Zhurnal.

Dimri po afrohet por ngrohja mbetet luks – 

Sipas pronarëve të depove, ky është një nga sezonet më të vështira të viteve të fundit.

“Këtë vit nuk kemi ah, zakonisht kemi më shumë dushk. Po sjellim nga Serbia. Çdo vit kërkesa rritet – edhe ata që kanë kondicionerë po kthehen te drutë, sepse ngrohja me dru është më e shëndetshme dhe më efikase,” – thotë Naim Alija, pronar i një depoje drush për Alsat. 

Rritja e kërkesës, kufizimet në furnizimin vendor dhe shpenzimet e larta të transportit kanë bërë që çmimet të ngjiten çdo vit.

Përveç kësaj, mungesa e fuqisë punëtore po e vështirëson edhe më shumë zinxhirin e furnizimit. Të rinjtë po e shmangin këtë punë të rëndë fizike, duke lënë sektorin pa duar pune në një periudhë të ndjeshme për tregun.

Sipas të dhënave nga regjistrimi i fundit, mbi 312 mijë amvisëri në vend ngrohen me dru, nga gjithsej 600 mijë. Për shumë familje, kalimi në energji alternative kërkon investim fillestar të papërballueshëm, ndërsa ngrohja qendrore është e disponueshme vetëm për rreth 21% të familjeve, kryesisht në qytetet e mëdha.

Sistemi që nuk nxehet dot – 

Në mjediset urbane si Shkupi, rreth 55.000 amvisëri ende ngrohen me dru, edhe pse jetojnë në zona me potencial për ngrohje qendrore. Kjo tregon për mungesën e një politike të qëndrueshme energjetike. Vendi nuk ka arritur të krijojë një strategji afatgjatë për ngrohjen dimërore, duke mbetur i varur nga drutë dhe importet.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Çmimet e larta dhe pasiguria e tregut janë dëshmi se energjia e qytetarëve është konsumuar nga mungesa e zgjidhjeve jo nga acari.

Politika që ngroh vetëm sallat – 

Në kulmin e fushatave zgjedhore, zërat politikë dëgjohen në çdo shesh, por askush nuk flet për çmimin e drurit, për subvencionet për ngrohje, apo për menaxhimin e pyjeve. Sallat e fushatave janë të ngrohta, dritat janë ndezur, por në shumë shtëpi qytetarësh dhomat janë të ftohta. Kjo është pamja më e qartë e ndarjes midis politikës dhe realitetit ngrohje për propagandë, ftohtësi për njerëzit.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Kujtojmë që, nëse qeveria dhe institucionet nuk ndërhyjnë me masa emergjente për uljen e çmimit të drurit, subvencione për familjet me të ardhura të ulëta dhe zgjerimin e rrjeteve të ngrohjes qendrore, ky dimër do të jetë më i ashpër se kurrë. Sepse qytetarët nuk kërkojnë luks, por ngrohje të përballueshme. Fushata zgjedhore mund të ngrohë sallat dhe shtabet, por shtëpitë mbeten të ftohta derisa premtimet të kthehen në veprime. argument.mk/

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Anketa e Stratum: Izet Mexhiti kryeson bindshëm në Çair me 48%
Next Article Disa pjesë të Shkupit pa energji elektrike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?