By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fushatë pa përmbajtje “selamet” po zëvendësojnë programet, në vend të ideve po dëgjojmë “ironi”!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Fushatë pa përmbajtje “selamet” po zëvendësojnë programet, në vend të ideve po dëgjojmë “ironi”!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Fushatë pa përmbajtje “selamet” po zëvendësojnë programet, në vend të ideve po dëgjojmë “ironi”!

admin
Last updated: 07/10/2025 11:00
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 tetor – Në çdo proces zgjedhor pritet që partitë të ofrojnë ide, plane konkrete dhe vizione të qarta për zhvillimin e vendit. Megjithatë, ajo që po shohim sot në terren, sidomos nga partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut si AKI dhe VLEN është një fushatë që ngjan më shumë me një shfaqje retorike sesa me një garë idesh. Selame apo porosi nga secili tubim, sharje e sharje e ofendime, ironi e cinizëm, këto janë gjërat që dëgjohen vetëm idetë akoma nuk po shfaqen, shkruan Zhurnal.

E filluan me sharje po vazhdojnë me selame –

Në takimet me banorët, në vend që të dëgjohen propozime për zhvillim ekonomik, arsim, kulturë apo barazi, dominon një gjuhë e lodhur nga e kaluara. Fjalimet janë mbushur me “selame” për kundërshtarët, me akuza të ricikluara dhe me batuta që shpesh prodhojnë më shumë zhurmë se përmbajtje. Kjo tregon se jemi përballë njërës prej fushatave më të dobëta që ka njohur Maqedonia që nga pavarësia e saj.

Në vend të ideve, ofrohet ironi. Në vend të programeve, përgojime. Në vend të garës për besim, një betejë për mbijetesë politike.
Ky është realiteti i hidhur i politikës sonë mungesa e përmbajtjes është bërë strategji, dhe boshllëku është maskuar si komunikim politik.

Por qytetarët nuk ushqehen më me fjalë boshe. Ata duan të dinë si do të hapen vendet e punës, çfarë reformash do të prekin arsimin, kur do të ndalet korrupsioni dhe pse ende nuk ndihet ndryshimi që u premtua në çdo palë zgjedhje. Në mungesë të këtyre përgjigjeve, fushatat tona mbeten një rreth vicioz i sharjeve, akuzave dhe “selameve” që askujt nuk i sjellin dobi.

Prandaj, apeli është i qartë mjaft më me “ai ka vjedhur” dhe “ky ka tradhtuar”. Nëse keni programe, shpalosini. Nëse keni vizion, tregoni. Sepse politika nuk është thjesht art i fitimit të zgjedhjeve është përgjegjësi ndaj njerëzve që presin zgjidhje reale, jo shfaqje me mikrofon nëpër fushata.

Kujtojmë që, historia do t’i harrojë sharjet, por do të mbajë mend idetë. Dhe fatkeqësisht, në këtë fushatë, idetë mungojnë më shumë se kurrë. Mungesa e ideve është tregues i qartë që jemi larg ndryshimit, pasi hapi parë për ndryshim e realizim është plasimi i idesë, që i bie se akoma kemi ngecur në vendnumërim. /argument.mk/

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Në vendkalimet kufitare nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi
Next Article Banka Botërore i ka rritur projeksionet për Maqedoninë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?