By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gabimet që “vrasin” shpirtin e skuadrës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kuriozitete > Gabimet që “vrasin” shpirtin e skuadrës
Kuriozitete

Gabimet që “vrasin” shpirtin e skuadrës

admin
Last updated: 10/05/2024 08:19
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Të shumta janë kompanitë që thonë se punonjësit e tyre punojnë në skuadër, edhe pse një gjë e tillë nuk është fare e vërtetë. 

Edhe pse punonjësve të ndryshëm mund t’i caktohet pjesëmarrja në të njëjtin projekt, ata marrin përsipër të realizojnë vetëm detyrën e tyre dhe nuk e ndjejnë fare veten si pjesë e një skuadre në të cilën duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Konfliktet rriten vazhdimisht. Informacionet që kanë disa punonjësi nuk ua japin kolegëve të tjerë, duke rritur kështu vështirësitë në procesin e realizimit të projektit.

Baza e pjesës më të madhe të vështirësive krijohen si pasojë e mungesë së komunikimit ose të komunikimit të duhur.

Ja se cilat janë disa gabime që ju duhet të shmangni në rast se nuk doni të “vrisni” shpirtin e skuadrës:

Mungesa e komunikimit.

Supervizorët, menaxherët dhe madje edhe ekzekutivët e ndajnë me të tjerë informacionin që kanë për një sërë arsyesh:

Neglizhenca. Paaftësia për të kuptuar se punonjësit duhet të vihen në dijeni për një sërë çështjes në lidhje me realizimin e një projekti, gjithmonë nëse kërkohet që rezultati përfundimtar i tij të jetë sa më pozitiv.

Paaftësia për të komunikuar me punonjësit. Kontrolli dhe ndjenja e pushtetit, fakti që doni të jeni vetëm ju ai që ka njohuri mbi gjithçka dhe të mos preferoni të ndani punën duke ia deleguar detyrat personave përkatës në skuadër.

Favoritizmi. Shpeshherë fëmijët i akuzojnë prindërit e tyre për favoritizëm ndaj motrës apo vëllait. Por nëse një gjë e tillë ndodh në ambientin e punës, atëherë të jeni të sigurt se shpirti i skuadrës nuk do të ekzistojë më.

- Advertisement -
Ad imageAd image

ëse doni që në një ekip pune, puna të shkojë sa më mirë ndërmjet pjesëtarëve të ekipit, atëherë të gjithë pjesëtarët duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë.

Hipokrizia. Shpeshherë drejtuesit bëjnë njoftime të tilla se si pasojë e kohëve të vështira që po kalon kompania ata janë të detyruar të bëjnë shkurtime në stafin e tyre.

Por kjo nuk është gjë tjetër veçse një hipokrizi sepse punonjësit e dinë fare mirë se nëse kompania nuk do të gjendej në një situatë të mirë financiare nuk do të rimodelonte të gjitha zyrat dhe të ndryshonte të gjitha mobiliet. 

- Advertisement -
Ad imageAd image

Drejtuesit e kompanive të ndryshme i inkurajojnë punonjësit e tyre që të marrin pjesë në shoqata të ndryshme vullnetare në dobi të komunitetit. Por në momentin që një prej punonjësve të tyre mungon sepse duhet të ishte i pranishëm në një prej këtyre aktiviteteve gjatë orarit të punës, menaxherët e tyre e komentojnë me ironi, madje në disa raste me sarkazëm mungesën e tyre.

Prandaj nëse doni që stafi juaj të ketë një bashkëpunim shumë të mirë në grup atëherë ju si lider duhet të mundoheni të realizoni pikat e mëposhtme:

  • Informojeni gjithmonë stafin tuaj me të rejat e fundit në lidhje me një projekt të caktuar.
  • Komunikoni gjithmonë me punonjësit tuaj. Kështu ju do të jeni në dijeni të problemeve që ata kanë në realizmin e një procesi të caktuar, duke i dhënë ndihmën që kanë nevojë për të vazhduar përpara dhe duke mos krijuar në këtë mënyrë vonesa të panevojshme.

You Might Also Like

Menstruacionet dhe depresioni: një lidhje e padukshme, por reale

11 arsye pse nuk po rriteni në detyrë

Si ta mbashë punën, 5 rregulla

Gabimet që i bëni gjatë punësimit

6 mësime të rëndësishme që duhet t’ua mësoni fëmijëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Parashikimi i motit në Shqipëri
Next Article Punëtoria edukative për ndërtimin e kapaciteteve të organizatave dhe qendrave për arsimin profesional

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?