By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gani Geci dorëzon kallëzim penal ndaj Albin Kurtit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Gani Geci dorëzon kallëzim penal ndaj Albin Kurtit
Kosovë

Gani Geci dorëzon kallëzim penal ndaj Albin Kurtit

admin
Last updated: 12/08/2026 15:31
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 12 gusht, Zhurnal.mk – Gani Geci, i shoqëruar nga avokati i tij Gent Gjini, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe personave të tjerë, nën pretendimin se kanë shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Pas dorëzimit të kallëzimit, Geci tha se vendimi është marrë për shkak të zhvillimeve politike në vend, për të cilat ai pretendon se mund të çojnë në rritje të tensioneve.

“Ne sot kemi dorëzuar një kallëzim penal kundër, s’po di a me i thënë kryeministrit, sepse ai është në detyrë që dy-tre vjet, edhe kundër të gjithë atyre që janë duke shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, deklaroi Geci.

Ai tha se Kushtetuta duhet të mbrohet në mënyrë të barabartë nga të gjitha institucionet dhe paralajmëroi pasoja nëse, sipas tij, vazhdojnë shkeljet.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk është e imja, nuk është as e atyre të Kuvendit aty. Është e juaja, e qytetarëve, është e Republikës së Kosovës dhe duhet të mbrohet me të gjitha mjetet”, tha Geci.

Geci shtoi se ka shqetësime për situatën politike dhe se, sipas tij, tensionet mund të përshkallëzohen.

“Unë shoh tensione, prandaj kam ardhur këtu me bërë një kallëzim penal, sepse tensionet do të rriten dhe do të jenë të rrezikshme për vendin në të ardhmen. Sepse një njeri që dëshiron me qenë një farë diktatori, është i rrezikshëm për vendin”, u shpreh ai.

Avokati Gent Gjini tha se kallëzimi penal është ndërtuar mbi prova dhe fakte dhe iu referua edhe një vendimi të Gjykatës Supreme lidhur me ushtrimin e njëkohshëm të funksioneve ekzekutive dhe parlamentare.

“Unë si avokat i zotëriut Geci, veç të tjerash ky kallëzim penal në aspektin profesional është i ndërtuar mbi bazën e fakteve dhe provave”, tha Gjini.

Ai përmendi rastin e vendimit për një akt të nxjerrë nga ministri Hekuran Murati, duke pretenduar se ky vendim dëshmon papajtueshmërinë e ushtrimit të njëkohshëm të funksionit të deputetit dhe atij ekzekutiv.

“Para së gjithash kemi një vendim të Gjykatës Supreme e cila ia ndalon deputetëve që në të njëjtën kohë ta ushtrojnë postin e ekzekutivit. Pasi që kemi parë që një vendim i ministrit Hekuran Murati iu është shfuqizuar dhe është shpallur e pavlefshme, tani bëjmë thirrje Prokurorisë Speciale që të ndërmarrë veprimet e nevojshme”, deklaroi Gjini.

Avokati tha se në kallëzimin penal është ngritur edhe çështja e keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe përdorimit të parasë publike.

You Might Also Like

Dita e njëmbëdhjetë, protestuesit mbushin sheshin e Prishtinës, kundërshtohet dënimi i ish-krerëve të UÇK’së

Kori nga Beogradi provokon me këngë nacionaliste në Herceg Novi

Hoxha mbron Gërvallën pas vendimit për ish-drejtuesit e UÇK-së: “Kurrë nuk kam besuar…”

Tahiri: Ramush Haradinaj është profili dhe lideri që i duhet Kosovës për president

Policia serbe ndalon në kufi kryetarin e Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Prokuroria: Do të hetohen informacionet në lidhje me ndotjen në burimin Rashçe
Next Article “Nuk e di çfarë do të bëj pa ty”, Messi rrëqeth me letrën për babanë e tij të ndjerë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?