By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gani Qarri: Incidenti Vjosa Osmani i iniciuar qëllimshëm, nga persona apo miq të ngushtë të funksionarëve e të lartë të BDI-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gani Qarri: Incidenti Vjosa Osmani i iniciuar qëllimshëm, nga persona apo miq të ngushtë të funksionarëve e të lartë të BDI-së
MaqedoniTOP LAJM

Gani Qarri: Incidenti Vjosa Osmani i iniciuar qëllimshëm, nga persona apo miq të ngushtë të funksionarëve e të lartë të BDI-së

admin
Last updated: 04/08/2024 21:16
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë 4 Gusht – Lidhur me incidentin që ndodhi më 1 gusht në Aeroportin e Shkupit ku u përfshi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në lidhje me këtë çështje, në një prononcim për “Bota sot” foli analisti politik, Gani Qarri.

Së pari, ai tha se me këtë rast, autoritetet e Shkupi kanë shkelur rëndë Konventën ndërkombëtar të Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike.

Sipas tij, pjesëtari i sigurimit të aeroportit, që ka tentuar t’ia marrë telefonin presidentes duhet shpallur non-grata dhe do duhej të arrestohej në momentin e parë.

Këshilltarit politik të zonjës Vjosa Osmani, Bekim Kupina presidentes së Kosovës është tentuar t’i merret edhe telefoni personal nga një pjesëtar “shqipfolës?!” i sigurimit të Aeroportit të Shkupit dhe mik i ngushtë i funksionarëve të lartë të BDI-së banditeske, të Ali Ahmetit, të cilët më së paku, duhet shpallur persona “non grata” dhe të arrestohen qysh në momentin e parë, që do të provonin të futeshin në Kosovë”, deklaroi analisti.

Ndër të tjera, analisti tha se këtë incident e kanë shkaktuar funksionarë të BDI-së, të cilët kanë cenuar raportet mes të dyja vendeve, me që rast MPJ e Kosovës i vendosi edhe notë proteste.

“Ky incident cinik i iniciuar qëllimshëm, nga persona apo miq të ngushtë të funksionarëve e të lartë të BDI-së, dje në Aeroportin e Shkupit ku është përfshirë vet presidentja e vendit dhe sipas dëshmive të Presidencës së Kosovës, sigurimi i aeroportit të Shkupit, përveç marrjes së çantës, ka tentuar që me forcë t’ia marrë edhe telefonin presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Dr. Vjosa Osmani duke përdorur edhe shtyrjet fizike, jo vetëm që ka cenuar raportet mes të dyja vendeve, por ka detyruar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, që t’i dërgojë edhe një notë të ashpër proteste të ashtuquajturës Maqedoni e Veriut, e që unë personalisht mendoj se nuk është e mjaftueshme dhe duhet të shoqërohet medoemos edhe me masa të tjera të nevojshme, të cilat vërtetë do ta bënin qeverinë e FYROM-it, që përfundimisht të mbledh mend, dhe raste të tilla, kurrë më, të mos përsëriten, tash as në të ardhmen, me udhëheqësit shtetëror të Republikës së Kosovës”, përfundoi Gani Qarri për “Bota sot”. // Më tepër në BotaSot

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Mes lotësh, Mimoza Mustafa flet për humbjen e personit të zemrës
Next Article Mot me diell dhe i nxehtë, pasdite me vranësira lokale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?