By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: GAP: Numri i të angazhuarve me kontrata për shërbime të veçanta në komuna u rrit për rreth 40 për qind brenda një viti
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > GAP: Numri i të angazhuarve me kontrata për shërbime të veçanta në komuna u rrit për rreth 40 për qind brenda një viti
Kosovë

GAP: Numri i të angazhuarve me kontrata për shërbime të veçanta në komuna u rrit për rreth 40 për qind brenda një viti

admin
Last updated: 24/06/2026 14:20
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 24 qershor, Zhurnal.mk – Instituti GAP ka bërë të ditur se numri i personave të angazhuar me kontrata për shërbime të veçanta në komunat e Kosovës është rritur ndjeshëm gjatë vitit 2025, krahasuar me vitin paraprak.

Sipas të dhënave të publikuara nga instituti, numri total i kontratave për shërbime të veçanta ka arritur në 534 gjatë vitit 2025, nga 381 sa ishte në vitin 2024, duke shënuar një rritje prej rreth 40 për qind.

GAP ka sqaruar se emërimet me afat të caktuar për periudha më të shkurtra se gjashtë muaj realizohen përmes të ashtuquajturave “Marrëveshje për shërbime të veçanta”, të cilat i nënshtrohen Ligjit për marrëdhëniet e detyrimeve dhe zbatohen përmes një procedure të thjeshtëzuar rekrutimi.

Sipas analizës, rritjen më të madhe e ka shënuar Komuna e Prishtinës, ku numri i të angazhuarve me këto kontrata është rritur nga 73 në 207, ose 134 më shumë se një vit më parë.

Rritje është regjistruar edhe në Zveçan, ku numri ka kaluar nga zero në 22 të angazhuar, në Obiliq nga 16 në 31 dhe në Pejë nga shtatë në 20 të angazhuar.

Në anën tjetër, disa komuna kanë shënuar ulje të numrit të kontratave të tilla. Sipas GAP-it, në Gjilan numri ka rënë nga 97 në 65, në Malishevë nga 22 në 10, ndërsa në Vitia nga 20 në nëntë.

Instituti GAP nuk ka dhënë vlerësime shtesë lidhur me arsyet e rritjes apo uljes së këtyre kontratave në komuna të caktuara, por ka publikuar të dhënat krahasuese për vitet 2024 dhe 2025, duke evidentuar trendin e rritjes së angazhimeve përmes marrëveshjeve për shërbime të veçanta në nivel lokal.

You Might Also Like

Tensione në LDK/ Baza kërkon dorëheqjen e Lumir Abdixhikut

Kosova nuk ftohet në Samitin e NATO-s në Turqi

Hadergjonaj për zhvillimet e fundit: LDK ka nevojë për unitet, jo për fajësimet e ndarje, s’e kemi luksin të merremi me përçarje

Haxhiu dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme, kërkon rinumërim të votave

Abdixhiku ose Haziri, LDK-ja kërkon postin e presidentit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article KEDS gjobitet me 25 mijë euro për përdorim të njehsorëve me afat të skaduar verifikimi
Next Article Rinis gjyqi ndaj Ilir Metës, avokati Cakrani: Akuza e SPAK bazohet mbi supozime
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Dr. Bekim Tateshi pas mbylljes së Repartit të Imunologjisë: Shëndetësia është në alarm, Bexhet Musliu: MSH Azir Aliu ka dështuar!
Maqedoni TOP LAJM
ASH: Rebalanci i buxhetit demaskon pushtetin, borxhi dëshmi e kolapsit ekonomik dhe politik
Maqedoni
Kasami pret kryebashkiakun e Kukësit, fokus bashkëpunimi për projekte ndërkufitare
Maqedoni
Kuvendi kalon disa propozim ligje në lexim të dytë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?