By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gashi do të mbajë brifing me gazetarët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gashi do të mbajë brifing me gazetarët
Maqedoni

Gashi do të mbajë brifing me gazetarët

admin
Last updated: 31/08/2026 11:56
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 gusht, argument.mk/ – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot do të mbajë brifing me gazetarët, të parin pas pushimit të rregullt veror të deputetëve, në të cilin do të informojë për aktivitetet e ardhshme të Parlamentit.

Seanca e parë plenare pas pushimit të deputetëve tashmë është caktuar për të mërkurën, më 2 shtator. Në seancën e 121-të, në rend dite janë 53 pika, ndër të cilat emërimi i zëvendësguvernatorit të Bankës Popullore, ratifikime, propozim-ligji për raportimin dhe verifikimin e investimeve të huaja direkte (*), në lexim të parë, propozim-strategjia kombëtare për sigurinë e trafikut rrugor 2026–2030, si dhe ligje me procedurë të shkurtuar, kryesisht harmonizime me Ligjin e ri për drejtuesit e lartë.

Pas shënimit të Ditës së pavarësisë, më 8 shtator, është caktuar edhe një seancë e re për më 11 shtator, në të cilën, pas përcaktimit të rendit të ditës, do të vijojë parashtrimi i pyetjeve të opozitës.

Për momentin, në rendin e ditës të kësaj seance të 122-të janë vendosur gjashtë pika edhe atë Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për përfaqësimin e Republikës së Maqedonisë para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për veprimtaritë komunale, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për ndërtim, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transportin në trafikun rrugor, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për inspektimin sanitar dhe shëndetësor, të gjitha me procedurë të shkurtuar, si dhe Propozim-ligji për revizionin shtetëror, në lexim të parë.

Javën e kaluar në Parlament tashmë janë mbajtur seanca të disa komisioneve, ndërsa deputetët kishin edhe aktivitete të tjera.

Pushimi veror i parlamentit çdo vit është në muajin gusht.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kiara Tito mahnit me linjat e saj perfekte, shkëlqen me rroba banjo elegante në pushimet verore
Next Article Mbi 60 mijë veprime në kartelat mjekësore digjitale të Spitalit të Vlorës gjatë maj-korrikut
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?