By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gashi: Mandatari i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gashi: Mandatari i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne
MaqedoniPresident 2024

Gashi: Mandatari i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

admin
Last updated: 28/04/2024 13:59
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 prill – Kryeministri i ardhshëm së pari duhet të bisedojë me ne, për shtetin është më së miri që në qeverinë e re të ketë edhe përfaqësues të shqiptarëve, ndërsa ne do të bëjmë gjithçka që të bindemi së bashku me partnerin e ardhshëm, për të hyrë në procesin e ndryshimeve kushtetuese, shprehet në intervistë për MIA-n Afrim Gashi, kryetar i partisë politike Alternativa dhe bartës i listës së kandidatëve të koalicionit “Vlen” në Njësinë e dytë zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Duke komentuar rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, sipas të cilave kandidati i tyre Arben Taravari fitoi 83.393 ose 9,20 për qind, e në Gostivar 75 vota më shumë se Bujar Osmani nga Fronti Evropian i BDI-së në pushtet, i cili, nga ana e tij, fitoi 121.088 vota ose 13,37 për qind, shprehet se shqiptarëve u mungon prej kohësh kultura për pjesëmarrje më të madhe në zgjedhjet presidenciale.

Gashi sqaron se ka diferencë të madhe në kulturën e votimit në zgjedhjet presidenciale, lokale dhe parlamentare, ndërsa si shembull e përmendi rastin e numrit të ndryshëm të votave që i ka marrë Imer Selmani në vitin 2009, si kandidat presidencial dhe si lider i partisë në zgjedhjet e atëhershme të dyfishta presidenciale dhe lokale.

“Do t’ju jap shembullin më plastik nga viti 2009, kur kishte zgjedhje presidenciale dhe lokale njëkohësisht, në të njëjtën ditë kur Imer Selmani, i cili ishte kandidat presidencial, ishte edhe kryetar i Demokracisë së Re. Si kandidat presidencial, atë ditë ai fitoi 150.000 vota , ndërsa si parti rreth 50.000 vota. Njerëzit votojnë ndryshe në zgjedhje të ndryshme. Argumenti i dytë është se nuk ka gjasa që një shqiptar të bëhet president në zgjedhje të drejtpërdrejta. Shqiptarëve u ka munguar prej kohësh kultura e pjesëmarrjes më të madhe në zgjedhjet presidenciale. Është shumë e rëndësishme që në zgjedhjet parlamentare, kur ka pjesëmarrje më të madhe, do të tregohet ky vullnet. Derisa të gjithë votuesit e BDI-së që ata i kontrollojnë në mënyrë klienteliste, pjesës më të madh i japin rryshfet, ose i kërcënojnë, votuesit tanë me vullnetin e tyre dalin ose nuk dalin në votime. Perceptimi ynë është se më 8 maj, do të jetë pjesëmarrja më e madhe dhe do të shihni se ka dallim të madh edhe në Tetovë edhe në Gostivar, Çair dhe në të gjitha qytetet”, shprehet Gashi.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Abbas: Vetëm SHBA-ja mund ta ndalë ofensivën e Izraelit në Rafah
Next Article Një fshat i tërë ‘zhduket’ për një vit në Nagorno Karabakh

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?