By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gashi: Na nevojiten ndryshime të thella në gjyqësor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gashi: Na nevojiten ndryshime të thella në gjyqësor
Maqedoni

Gashi: Na nevojiten ndryshime të thella në gjyqësor

admin
Last updated: 30/01/2025 13:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 30 janar – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot në brifing theksoi se po kërkohen mundësi ligjore në konsultim me ekspertët dhe institucionet që të bëhen ndryshime ligjore dhe reforma në gjyqësor, që, siç tha, do të jetë cilësore.

“Së pari të konstatojmë se tema është më e ndërlikuar dhe duam që problemi të zgjidhet në afat të gjatë. Në konsultim me ekspertë dhe institucione të shumta, duam të arrijmë një zgjidhje që do të jetë e qëndrueshme dhe do të jetë një zgjidhje afatgjatë. Nuk dua ta jap mendimin tim për momentin, por dua që të respektojmë të gjitha institucionet, të vijmë në një mendim të përbashkët dhe pastaj t’i qasemi problemit me një qëndrim të përbashkët”, tha ai.

Në pyetjen e gazetarëve nëse nevojiten ndryshime në Këshillin Gjyqësor, Gashi theksoi se tashmë është e qartë për të gjithë se nevojitet reforma të thella në gjyqësor.

“Mendoj se tashmë është e qartë. Është e qartë për të gjithë qytetarët se kemi nevojë për reforma të thella në gjyqësor. Duhet vetëm të kemi kujdes që ato të jenë përmbajtësore dhe reforma që na çojnë drejt së mirës, ​​sepse disa herë jemi përpjekur me nxitim dhe nuk kemi sjellë zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjata. Prandaj, këtë herë duam të kemi kujdes dhe qasja është ndryshe”, tha Gashi.

Kuvendi në fund të vitit të kaluar votoi një raport negativ për punën e Këshillit Gjyqësor, ndërsa u hapën të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me shkarkimin e anëtarëve të këtij organi rregullator të zgjedhur nga Kuvendi. Bëhet fjalë për shkarkimin e pesë nga nëntë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Sepse nuk ekziston mundësi që Kuvendi menjëherë t’i shkarkojë anëtarët e Këshillit Gjyqësor, po kërkohen mundësi për ndryshime ligjore në gjyqësor.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Nismë opozitare për thirrje për debat mbikëqyrës në Kuvend për problemin me ndotjen e ajrit
Next Article Ministria e Energjetikës e RMV-së është vendosur në një godinë pa leje për shfrytëzim, ndërtesa barok kushtoi 15 milionë euro

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?