By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gashi: Në çdo kohë mund të fillojmë me ndryshimet kushtetuese, por si vend kemi mungesë të kohës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gashi: Në çdo kohë mund të fillojmë me ndryshimet kushtetuese, por si vend kemi mungesë të kohës
Maqedoni

Gashi: Në çdo kohë mund të fillojmë me ndryshimet kushtetuese, por si vend kemi mungesë të kohës

admin
Last updated: 11/12/2024 14:39
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 dhjetor – Lidhur me kushtëzimin nga Bullgaria, Parlamenti është i gatshëm në çdo kohë të fillojë procesin e ndryshimeve kushtetuese, që vendin po e mbajnë në bllokadë. Megjithatë, nevojitet  konsensus dhe vullnet politik që procesi të ecë përpara në përputhje me standardet e BE-së dhe të mos pengohet nga çështjet dypalëshe, deklaroi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në Konferencën e Shtatë Plenare të KKBE-MK-së. Ai vlerëson se si vend kemi mungesë të kohës dhe se duhet të jemi shumë të aftë për të gjetur formulën e duhur se si të veprojmë.

Gashi, në fjalimin në Konferencën e Shtatë Plenare të Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, theksoi se çështjet dypalëshe nuk duhet të shkaktojnë pengesë për avancimin e procesit të integrimit evropian dhe vlerësoi se çdo vend që dëshiron të bëhet anëtar i BE-së, duhet të zgjidh çështjet dypalëshe pa ndikuar ato në përpjekjet për të realizuar integrimin evropian.

“Fuqishëm besoj se zgjerimi është i mundur nëse rajoni është i lidhur ngushtë me BE-në përmes lidhjes së vlerave të përbashkëta, demokracisë. Përforcimi i lidhjeve me fqinjët është pjesë e patjetërsueshme e strategjisë sonë të integrimit evropian”, tha Gashi.

Sipas tij, progresi i Shqipërisë, edhe pse tregoi një avantazh në raport me Maqedoninë e Veriut, duke marrë parasyshë kushtet e njohura, megjithatë, tha, tregon se BE-ja është serioze sa i përket zgjerimit të Ballkanit Perëndimor dhe se është e interesuar për stabilitet dhe rajon të integruar.

Gashi theksoi se Kuvendi vazhdimisht po punon për miratimin e ligjeve dhe reformave, të nevojshme për harmonizimin e legjislacionit dhe se do të vazhdojë të jetë partner besnik dhe i palëkundur për arritjen e këtij qëllimi strategjik.

“Kuvendi është institucion kryesor në shtet dhe duke dashur të vazhdojmë procesin kur të kemi përcaktuar qëllimet tona strategjike, normalisht është se në Parlament duhet të zhvillohet debati kryesor. Edhe unë nga dita e parë po angazhohem për këtë dhe jam në dispozicionin e të gjithëve, të cilët do të ndihmojë në lëvizjen e Parlamentit në atë drejtim. Kjo ngjarje është mundësi e shkëlqyer për të zhvilluar diskutim cilësor për angazhimin tonë të përbashkët për anëtarësimin në BE. Sot derisa të diskutohet për vlerat themelore për BE-në, mund të shohim vendosshmëri dhe seriozitet të shtetit për të përmirësuar statusin tonë ndaj BE-së”, tha Gashi.

Ai theksoi se Maqedonia e Veriut, si edhe deri tani, ka harmonizuar 40 për qind të legjislacionit të saj me atë të BE-së.

“Ky progres është dëshmi e përkushtimit tonë për t’u integruar në BE. Çdo ligj dhe reformë kontribuon në standardet e BE-së, ka edhe shumë, punë prandaj jemi të përkushtuar në reformat të cilat na çojnë drejt BE-së. Maqedonia e Veriut ka kaluar rrugë të gjatë me shumë viktima dhe shumë sfida. Ne kemi bërë hapa të mëdha dhe kemi arritur standarde të mëdha. Jam i bindur se ky përkushtim do të kurorëzohet me të gjithë anëtarësimin e vendit në BE. Integrimi drejt Unionit është alternativa e vetme për të siguruar zhvillim dhe prosperitet të qëndrueshëm të vendit”, tha Gashi.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Kryetari i Kuvendit vlerësoi se si vend kemi mungesë të kohës dhe se duhet të jemi shumë të zgjuar për të gjetur formulën e duhur se si të veprojmë.

“Nëse qëndrojmë në ,vend kushtet ndryshojnë, jemi në garë me kohën, por nga ana tjetër, nëse veproni shpejt, ekziston rreziku që të gjendeni në një situatë zero dhe është vërtet e vështirë të gjesh formulën se si të veprosh. Pas 23 vite ve nga Samiti i Selanikut, kanë ndodhur shumë punë në skenën gjeopolitike – aneksimi i Krimes, agresioni rus ndaj Ukrainës edhe kjo në një farë mënyre ridefinoi disa procese dhe koncepte se si do të lëvizë BE-ja. Tani më shumë i takon BE-së të gjejë një mekanizëm për të na marrë përsipër, ndërsa nuk janë më pak të rëndësishme detyrat tona të shtëpisë që duhet t’i mbarojmë. Por, mendoj se duhet të shohim nëse me këtë qasje vazhdojmë tutje, pasi ende, gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor janë jashtë. Mendoj se duhet të qasemi drejtë konceptit të ri dhe mendoj se është koha për ridefinimin e procesit të zgjerimit që duhet të jetë debat brenda në BE”, përfundoi Gashi në fjalimin e tij në Konferencën e Shtatë Plenare të KKBE-MK, që mbahet në Kuvend.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Zëvendëskryeministri i parë Mexhiti për vizitë në Austri
Next Article Bankat në EQLJ dhe në Ballkanin Perëndimor raportojnë tendenca pozitive në kërkesën dhe ofertën për kredi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?