By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gashi: Në seancën e djeshme ka pasur shkelje të rënda Kushtetuese dhe Procedurale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gashi: Në seancën e djeshme ka pasur shkelje të rënda Kushtetuese dhe Procedurale
Maqedoni

Gashi: Në seancën e djeshme ka pasur shkelje të rënda Kushtetuese dhe Procedurale

admin
Last updated: 12/11/2024 15:26
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, përmes një postimi në facebook ka thënë se në seancën e të hënës në Kuvendin e Kosovës, është evidentuar një shkelje e rëndë kushtetuese dhe procedurale, ku sipas tij, Kuvendi ka votuar për një çështje që nuk ishte përfshirë në rendin e ditës.

Gashi ka thënë se ndryshimi i rendit të ditës nuk është realizuar sipas rregullores dhe nuk ka pasur votimin e kërkuar nga deputetët për të miratuar këtë ndryshim.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, është evidentuar një shkelje e rëndë kushtetuese dhe procedurale. Në kundërshtim me rregullat e përcaktuara dhe me Kushtetutën e Kosovës, Kuvendi ka votuar për një çështje që nuk ishte përfshirë në rendin e ditës.

Rregullorja e Kuvendit të Kosovës e bën të qartë se çdo ndryshim në rendin e ditës duhet të ndjekë një procedurë të përcaktuar qartë në nenin 53 të rregullores, e cila përfshin:

1. Propozimin dhe votimin për heqjen ose plotësimin e çështjeve në rendin e ditës nga kryetarët e grupeve parlamentare ose të paktën gjashtë deputetë;

2. Mbështetjen nga 2/3 e deputetëve të pranishëm për shtimin e një çështjeje të re, apo procedura të tjera të veçanta për çështje urgjente.

Në këtë rast të veçantë, Kuvendi ishte thirrur për të diskutuar vetëm një çështje të rendit të ditës: shqyrtimin e projektligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2025. Ndryshimi i rendit të ditës nuk është realizuar sipas rregullores dhe nuk ka pasur votimin e kërkuar nga deputetët për të miratuar këtë ndryshim.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ky veprim është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me parimin e shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit, të garantuar nga Kushtetuta e Kosovës. Çdo veprim i Kuvendit që nuk respekton rregulloren dhe procedurat zyrtare shkel parimet e transparencës dhe sigurisë juridike për deputetët dhe qytetarët.

Ky precedent rrezikon integritetin e procesit vendimmarrës dhe dobëson besimin e publikut në institucionet tona demokratike. Ndjekja e rreptë e ligjit dhe respektimi i procedurave janë themelore për të ruajtur një sistem të drejtë dhe funksional në Republikën e Kosovës.

Ne mbetemi të përkushtuar për të ndjekur këtë çështje dhe për të kërkuar që çdo vendim në Kuvendin e Kosovës të respektojë Kushtetutën dhe rregulloren në fuqi.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Shtyhet fillimi i gjykimit në çështjen Januzi dhe të tjerët
Next Article Xuxi: 12 mijë euro i kam fituar brenda katër orëve në një lokal

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?