By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gati 44 për qind e llojeve të koraleve të ujërave të ngrohta janë në prag të zhdukjes
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Gati 44 për qind e llojeve të koraleve të ujërave të ngrohta janë në prag të zhdukjes
Bota

Gati 44 për qind e llojeve të koraleve të ujërave të ngrohta janë në prag të zhdukjes

admin
Last updated: 14/11/2024 07:59
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Pothuajse gjysma e llojeve të koraleve që ndërtojnë shkëmbinj nënujorë në ujërat e ngrohta, po rrezikohen me zhdukje, kanë paralajmëruar grupet e mbrojtjes së mjedisit nga pasojat e dëmshme të veprimtarisë njerëzore pas një vlerësimi global. Kjo u bë e ditur nga pjesëmarrësit e konferencës së Kombeve të Bashkuara për klimën në Baku.

Para konferencës COP29 në Azerbajxhan u analizua statusi i ruajtjes së të gjitha 892 llojeve të përfshira në Listën e Kuqe të llojeve të rrezikuara të Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN).

Koralet jetojnë në habitate të cekëta e të ngrohta, duke krijuar shkëmbinj nënujorë shumëngjyrësh që gjenden në zonat oqeanike tropikale dhe subtropikale. Shkëmbinjtë nënujorë të koraleve, të cilat janë krijuar për dhjetëra mijëra vjet, janë ndër ekosistemet detare më të larmishme.

Analiza e IUCN-së e publikuar sot tregoi se 44 për qind e tyre, ose pothuajse gjysma, janë të kërcënuara, një rritje nga një e treta e vitit 2008, kur koralet që ndërtojnë shkëmbinjtë nënujorë u vlerësuan për herë të fundit për Listën e Kuqe të bimëve, kafshëve dhe ekosistemeve të rrezikuara.

Informacioni u publikua ndërsa udhëheqësit botërorë janë mbledhur në Baku për të diskutuar uljen e emetimeve të gazeve serrë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike, dy kërcënimet kryesore për koralet që ndërtojnë shkëmbinjtë nënujorë.

“Kjo vlerësim global i koraleve ilustron qartë ndikimin serioz të njeriut në klimë, i cili po ndryshon me shpejtësi jetën në Tokë dhe nënvizon seriozitetin e pasojave”, tha dr. Grethel Aguilar, drejtoresha e IUCN-së. “Ekosistemet e shëndetshme si shkëmbinj nënujorë koralor janë thelbësor për jetën e njerëzve, për furnizimin me ushqim, stabilizimin e brigjeve dhe ruajtjen e karbonit; mbrojtja e biodiversitetit tonë nuk është vetëm për mirëqenien tonë, por për mbijetesën tonë.”

“Duhet të ndërmarrim hapa të guximshëm e vendimtarë për të ulur emetimet e gazeve serrë, nëse duam të sigurojmë një të ardhme të qëndrueshme për njerëzimin”, përfundoi ajo.

Përveç ndryshimeve klimatike, në ekosistemet koralore ndikojnë edhe ngjarje të tjera negative si zbardhja, ndotja, derdhja e mbetjeve bujqësore në dete e oqeane, sëmundje të ndryshme dhe peshkimi i paqëndrueshëm.

Vlerësimet përfshinë të dhënat më të fundit nga Rrjeti Global i Monitorimit të Gjendjes së Shkëmbinjve Nënujorë Koralor (GCRMN) dhe të dhënat e Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) për skenarët e ardhshëm të ngrohjes globale.

Ndër llojet e analizuara janë koralet “brirë dreri” (Acropora palmata) dhe Acropora cervicornis, dy lloje të rrezikuara kritike të Karaibeve, popullatat e të cilave janë zhdukur pothuajse plotësisht nga shkëmbinjtë nënujorë për shkak të ngrohjes së shpejtë, ndotjes së ujit, uraganeve dhe sëmundjeve të rënda të koraleve.

Koordinatorja e IUCN-së, Beth Polidoro, tha se “nëse veprojmë menjëherë, mund të ngadalësojmë ritmin e ngrohjes së oqeaneve dhe të zgjerojmë dritaren e mundësisë që koralet të përshtaten dhe të mbijetojnë në afat të gjatë”.

Ajo shtoi se “kjo nuk ka të bëjë vetëm me ruajtjen e bukurisë spektakolare të shkëmbinjve nënujorë koralor. Ekosistemet koralore janë njëkohësisht të rëndësishme pasi mbështesin komunitetet bregdetare të peshkimit, stabilizojnë vijën bregdetare dhe habitatet bregdetare dhe ndihmojnë në heqjen e karbonit nga oqeanet, ndër të tjera përfitime”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Zgjidhja kryesore për shpëtimin e koraleve nga zhdukja është ulja e emetimeve të gazeve serrë dhe marrja e veprimeve shtesë për të rritur qëndrueshmërinë e llojeve, besojnë ekspertët e IUCN-së.

Në vazhdim janë edhe vlerësimet për koralet e ujërave të ftohta që gjenden në ujërat e thella dhe të ftohta në të gjithë botën dhe që nuk varen nga drita e diellit, të cilat rrezikohen nga peshkimi i tepërt, veçanërisht ai me rrjeta, nga minierat në det të thellë, shpimi për naftë dhe gaz, apo vendosja e kabllove nënujore të thella, paralajmëroi IUCN.

You Might Also Like

Kinë, përcaktohen orientimet për zhvillimin gjatë periudhës 2026-2030

Hera e parë pas 500 vitesh, Mbreti Charles dhe Papa luten bashkë – Vizita në Vatikan, historike

Irani thotë se çdo sulm i ri ndaj tij do të jetë “një tjetër dështim”

Franca lëshon urdhërarrest për Bashar al-Assadin për krime kundër njerëzimit

BE-ja miraton paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Mot i vranët, temperaturat deri në 9 gradë
Next Article Angelina Jolie tërheq vëmendjen me elegancën e saj në New York, promovon filmin biografik “Maria”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?