By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gati natën e Kadrit xhamia e Namazgjasë? Nënkryetari i KMSH: Punimet drejt përfundimit, shpresojmë të hapet këtë muaj të shenjtë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Gati natën e Kadrit xhamia e Namazgjasë? Nënkryetari i KMSH: Punimet drejt përfundimit, shpresojmë të hapet këtë muaj të shenjtë
Shqipëri

Gati natën e Kadrit xhamia e Namazgjasë? Nënkryetari i KMSH: Punimet drejt përfundimit, shpresojmë të hapet këtë muaj të shenjtë

admin
Last updated: 16/03/2024 18:14
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë pret që hapja e xhamisë së Namazgjasë të jetë gati për natën e Kadrit. Taulant Bica, nënkryetar i komunitetit thotë se punimeve po u jepet dora e fundit dhe shpresa është që ajo të hapet brenda këtij muaji të shenjtë.

“Shpresoj që ky vit të jetë ai vit i shumë pritur i hapjes së xhamisë së Namazgjasë. Punimet kanë arritur në përfundim. Po bëhen ato zbukurimet e fundit. Si nga pjesa e brendshme dhe jashtme. Shpresohet që ky Ramazan të jetë ai Ramazan i shumë pritur dhe ishalla mos nata e Kadrit mund të na gjejë me një xhami të hapur”, shprehet Bica per Report TV

Sipas tij, Bica xhamia e Namazgjasë, që ndodhet pranë kryqëzimit të rrugës së Elbasanit, është një nevojë e madhe për besimtarët të cilët në ditën e xhuma apo në Bajram për shkak të mungesës së kapaciteteve falen edhe në Sheshin Skënderbej.

“Ne kemi xhaminë e Ethem Beut, simbolike e Shqipërisë, por xhamia e madhe ka një emocion tjetër sepse plotëson dhe ato mozaikët e kultit të kohës moderne. Por nga ana tjetër është nevojë pasja e një xhamie siç është ajo e Namazgjasë me përmasa aq të mëdhaja. Siç shikohet faljet e ditëve të xhuma i kalojnë hapësirat që kemi. Njerëzit janë të shpërndarë edhe në hapësirat publike pranë xhamisë. Pa kaluar më pas tek rituali, falja e bajramit që nuk mjafton as xhamia. Tashmë është bërë traditë që lutja e bajramit të bëhet në sheshin Skënderbej”, vijon ai.

Xhamia e Namazgjasë në kryeqytet është një investim me vlerë 30 milionë euro nga Komuniteti Mysliman i Turqisë. Ajo duhet të hapte dyert për besimtarët dhe të këndohej ezani i parë që në vitin 2018, dy vite pas nisjes së punimeve po kjo nuk u realizua. Sërish në vitin 2022 u diskutua që xhamia më e madhe në Ballkan të hapte dyert për besimtarët, pasi të inaugurohej nga presidenti turk Erdogan.

Ajo do të ketë një kapacitet për 5000 persona dhe ka një sipërfaqe prej 6000 metrash katrorë./m.j

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sara: Isha vajza e parë që Bardhi kishte çuar në shtëpi, nëna e tij më priti me krahët hapur dhe duke qarë
Next Article Para pak momentesh, OKB-ja miratoi me shumicë dërrmuese rezolutën për luftimin e Islamofobisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?