By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gaza e rrafshuar, Izraeli nuk heq dorë nga sulmi në Rafah: Do të luftojmë deri në fitoren totale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Gaza e rrafshuar, Izraeli nuk heq dorë nga sulmi në Rafah: Do të luftojmë deri në fitoren totale
Bota

Gaza e rrafshuar, Izraeli nuk heq dorë nga sulmi në Rafah: Do të luftojmë deri në fitoren totale

admin
Last updated: 15/02/2024 10:11
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Qeveria izraelite këmbëngul të deklarojë se planifikon të nisë një operacion ushtarak të fortë në Rafah, ku më shumë se një milion palestinezë të zhvendosur janë strehuar, pavarësisht paralajmërimeve ndërkombëtare, të cilat vazhduan sot, dhe me negociatat tani në vazhdim për shpalljen e armëpushimit në Rripin e Gazës.

Ushtria izraelite gjithashtu nisi një seri sulmesh në Libanin jugor të mërkurën, duke vrarë të paktën nëntë persona, sipas burimeve libaneze, si hakmarrje për lëshimin e një rakete që vrau një ushtare femër, duke ngritur shqetësimin se lufta Izrael/Hamas do të përhapet në rajon.

Shefi i shtabit të Izraelit, Herchi Halevi, gjatë një vizite në veri të vendit dje, kërcënoi menjë sulm shumë të fortë së shpejti kundër lëvizjes shiite libaneze Hezbollah, një aleate e Iranit dhe Hamasit.

“Ne do të luftojmë deri në fitoren totale, që përfshin një operacion të fortë në Rafah, pasi lejojmë popullsinë civile të largohet nga zonat e betejës”, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përmes Telegramit.

Aktualisht, sulmet janë të përqendruara në pjesën jugore të Rripit të Gazës të rrethuar dhe kryesisht të rrafshuar, veçanërisht në Khan Younis, ku mijëra njerëz të zhvendosur me forcë janë strehuar në Spitalin Nasser, i cili megjithatë është i rrethuar. Për më tepër, operacione dhe bombardime po zhvillohen tashmë në Rafah, në kufirin me Egjiptin, i cili mbetet gjithmonë i mbyllur.

Rreth 1.4 milionë njerëz, sipas OKB-së, më shumë se gjysma e popullsisë së enklavës, janë grumbulluar në Rafah, i cili është kthyer në një kamp gjigant refugjatësh. Shumë prej tyre janë të shqetësuar për sulmin që kryeministri izraelit Netanyahu ka shpallur prej ditësh.

You Might Also Like

Skena dramatike në Greqi/ Zbulohet dron detar me eksploziv pranë Lefkadës

Britania dërgon luftanije të Marinës Mbretërore në Lindjen e Mesme përpara misionit të mundshëm të sigurisë në Hormuz

Erdogan: Turqia kundërshton përhapjen më të gjerë rajonale të konfliktit SHBA-Iran

Peter Magyar merr detyrën si kryeministër i Hungarisë, fundi i qeverisjes 16-vjeçare të Orbanit

Mënaxhimi në lartësi të ulët: Mbrojtje gjithëpërfshirëse

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article SHBA, një i vrarë dhe 22 të plagosur në të shtënat gjatë festimeve të Super Bowl
Next Article Nis seanca plenare, Nikolla lexon rendin e ditës, deputetët e opozitës u frynë bilbilave

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kongresi i VLEN-it zgjedh drejtuesit e rinj, Mexhiti dhe Kasami bashkryetarë
Maqedoni
Sektori i turizmit ka nevojë për 20 mijë punonjës
Shqipëri
Gruevski reagon nga Hungaria: Ka pasur përndjekje brutale politike
Maqedoni
PDSH mban Kuvendin Zgjedhor në Zhelinë për Kongresin IX të partisë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?