By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Geer në takim me Gashin: Shpresoj që përbërja e re të punojë për arritjen e qëllimit të anëtarësimit në BE
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Geer në takim me Gashin: Shpresoj që përbërja e re të punojë për arritjen e qëllimit të anëtarësimit në BE
Maqedoni

Geer në takim me Gashin: Shpresoj që përbërja e re të punojë për arritjen e qëllimit të anëtarësimit në BE

admin
Last updated: 07/06/2024 14:31
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 qershor – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot realizoi takimin e parë pas zgjedhjes së tij në funksion me ambasadorin evropian David Geer dhe me përfaqësuesit e Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend.

Duke e uruar Gashin për zgjedhjen e tij kryetar i Kuvendit, ambasadori Geer shpreson që përbërja e re parlamentare do të punojë me përkushtim në arritjen e qëllimit strategjik të vendit për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

Kryetari Gashi, nga ana e tij, falënderoi për mbështetjen e qartë dhe të vazhdueshme të institucioneve evropiane për procesin e zgjerimit. Ai e përshëndeti Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor, i cili, siç tha ai, duhet të inkurajojë më tej rajonin që të përgatitet për anëtarësim në BE, veçanërisht duke zbatuar reformat në fushën e sundimit të së drejtës, forcimin e institucioneve demokratike, luftën kundër korrupsionit, zhvillimin ekonomik.

“Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për mundësitë e vazhdimit të Dialogut të Zhan Monesë, të cilin e vlerësuan si shumë efikas dhe të leverdishëm në periudhën e kaluar, me ç’rast Kryetari Gashi bëri me dije se përbërja e re parlamentare tashmë funksionon në bazë të Rregullores së re”.

“Kryetari i Kuvendit u shpreh i kënaqur që Metodologjia e re e BE-së për zgjerim parasheh një rol të shtuar të parlamenteve në negociata, duke siguruar se përbërja e re parlamentare do të investojë plotësisht në këtë proces”.

“Kryetari Gashi dhe ambasadori evropian Geer shkëmbyen mendime edhe për zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian, si dhe për zgjedhjen e ardhshme të qeverisë së re në vend. Ata diskutuan edhe për procedurat për miratimin e ligjeve në Kuvend, për forcimin e funksionit mbikëqyrës të Kuvendit lidhur me pushtetin ekzekutiv, si dhe për harmonizimin e mëtejshëm me legjislacionin e BE-së”, thuhet në njoftimin nga kabineti i Gashit.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kasami: Duhet precizim shtesë për propozim ligjin për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore
Next Article “Objektivat e jashtme përcaktohen nga kreu i shtetit” – Osmani pyetet për “idenë” e Kurtit që Asociacioni të dërgohet në Komisionin e Venecias

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?