By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: George Orwelli i përqeshi, por këto vargje tregojnë se pse besimi ka rëndësi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > George Orwelli i përqeshi, por këto vargje tregojnë se pse besimi ka rëndësi
Kulturë

George Orwelli i përqeshi, por këto vargje tregojnë se pse besimi ka rëndësi

admin
Last updated: 19/03/2024 10:00
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Nga: Simon Heffer / The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com

FR Leavis shkroi se [poemat e veprës] Katër Kuartetet [Four Quartets] “kërkojnë … thellësi të plotë me gjuhën angleze, më shumë se çdo poezi tjetër që është shkruar më parë”. Ky vëzhgim nxori në pah kompleksitetin e mendimit poetik të  TS Eliotit, i cili shpaloset në këto meditime mbi marrëdhëniet e njeriut me kohën dhe universin.

Elioti shkroi të parën nga poemat, Burnt Norton, në vitin 1935, pasi vizitoi shtëpinë me atë emër në Glostershër. Në vitin 1937, e vizitoi Ist-Kokerin në Somerset – në kishën e famullisë të së cilës do të varroset hiri i tij në vitin 1965 – dhe rreth kohës kur shpërtheu lufta [e Dytë Botërore], e shkroi një poezi të frymëzuar nga vizita e tij atje [East Coker]. Poema e tretë, The Dry Salvages, e merr emrin nga një grup i shkëmbinjve pranë Masaçusetsit, ku kishte lundruar si fëmijë, përpara migrimit të tij në Angli. Poema e fundit, Little Gidding, e botuar në vitin 1942, u frymëzua nga një komunitet fetar në fshatin me të njëjtin emër në Hantingdonshër, që u themelua në vitin 1626.

Elioti i quajti “kuartete” sepse, siç shpjegoi ai, ato ishin “të gjitha në një formë të caktuar” – secila ka pesë pjesë – dhe se titulli “do t’i niste njerëzit në rrugën e duhur për t’i kuptuar ato” (ai i hodhi poshtë “sonatat” si “shumë muzikore”). “Udha” që Elioti kishte në mendje ishte “bërja e një poeme duke ndërthurur së bashku tri ose katër tema të palidhura”, duke krijuar “një tërësi të re”. Që të katrat kanë temën e kohës; por gjithashtu eksplorojnë rrugën drejt përmbushjes shpirtërore nga një gjendje shtrëngimi që përfshin refuzimin e materializmit dhe duke njohur rëndësinë e lutjes. Orwelli ishte i tmerruar nga përdorimi i poezisë nga Elioti për ta çuar përpara, siç mendonte ai, religjionin: me sa duket, sepse e kishte të pamundur të lidhej me gjërat e tilla.

Rreshtat hapës të Burnt Norton-it – “Koha e tashme dhe koha e kaluar / Janë ndoshta që të dyja të pranishme në kohën e ardhme, / Dhe, koha e ardhshme përfshihet në kohën e kaluar” – janë themeli mbi të cilin ndërtohen të katër poemat dhe çifti tjetër i rreshtave japin qëllimin e gjithë përpjekjes: “Nëse e gjithë koha është përjetësisht e pranishme / E gjithë koha është e pashlyer”, Kjo nuk ka të bëjë thjesht me funksionin e kujtesës, por me rrugën drejt vdekjes: e cila kërkon aspektin shpirtëror që përshkon Katër kuartetet.

East Coker është haptazi më fetare. Aludon për shekujt e vajtje-ardhjeve: “Shtëpitë ngrihen dhe bien, shkërmoqen, zgjerohen, / hiqen, shkatërrohen, restaurohen ose mbesin në vendin e vet / Është një fushë e hapur, ose një fabrikë, ose një kalim”. Jeta përmblidhet si “këmbë që ngrihen dhe bien. / Ngrënia dhe pirja. Bërlloku dhe vdekja”.

Dry Salvages përdor detin si mjet për të përshkruar përjetësinë, me njeriun që supozohet të lundrojë dhe të shmang shkëmbinjtë: “Lumi është brenda nesh, deti është gjithçka rreth nesh”. Nëse ajo poezi është uji, Little Gidding është zjarr: zjarri i bombave në Londër dhe zjarri i ferrit të purgatorit. Si roje në luftë, Elioti vuri në dukje “tri rrethe nga ku ngrihet tymi”, por parashikoi “zogun e dërguar, duke fluturuar përmes flakës së purgatorit” – dikush do të “shëlbohej nga zjarri përmes zjarrit”. Në tmerrin e një lufte të bombardimeve, feja, Elioti i thotë Orwellit dhe të tjerëve, është krejtësisht e nevojshme.

You Might Also Like

Pllakatë në Paris në nder të Ismail Kadaresë, aty ku shkrimtari shkroi faqet më të bukura letrare

Lamtumirë miku im Nonda Kajno!

PESHKATARI

Doku n’Çarshi! – Java Kulturore e Çairit

Ndahet nga jeta Arsim Abazi, koleg i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Këto ishin vendet me ndotjen më të madhe të ajrit në vitin 2023
Next Article Ndërron jetë ish-shefi i sigurimit të Thaçit, Xhavit Ferizi – Raketa

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?