By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Georgiev: Ndryshimet kushtetuese janë kushti i parë, por jo i vetmi për vendin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Georgiev: Ndryshimet kushtetuese janë kushti i parë, por jo i vetmi për vendin
Maqedoni

Georgiev: Ndryshimet kushtetuese janë kushti i parë, por jo i vetmi për vendin

admin
Last updated: 15/04/2025 11:22
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 prill – Ministri bullgar i Punëve të Jashtme, Georg Georgiev deklaroi se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë është kushti i parë, por jo i vetmi për fillimin e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE dhe se ky nuk është bilateralizëm, por zbatim i konsensusit evropian.

“Është shumë e rëndësishme të dihet se ndryshimi i Kushtetutës dhe përfshirja e bullgarëve si popull shtetformues nuk është kushti i vetëm. Përkatësisht, nuk është mirë të anashkalohet në gjithë atë bisedë, me qëllimin eventual – që shpresoj të mos jetë kështu, nëse bëhet përfshirja dhe plotësohet kushti për ndryshime kushtetuese sipas konsensusit evropian, dikush të thotë: “ju thamë se bullgarët nuk kanë kusht vetëm një gjë”, tha Georgiev në emisionin “Bruksel 1”.

Ai vlerësoi se përveç ndryshimeve kushtetuese, konsensus evropian ka edhe zbatimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë në Bullgari dhe protokollet që dalin prej saj, si dhe plani i veprimit për mbrojtjen e të drejtave të pakicave.

“Të gjitha këto duhet të jenë fakt, përndryshe nuk do të ketë përmbushje të konsensusit evropian, nuk do të ketë përmbushje të konkluzioneve të Këshillit, ndërsa përderisa kjo nuk është fakt, nuk do të mund të vazhdohet me hapjen e Klasterit të parë, ku janë të drejtat e njeriut”, tha Georgiev.

Shefi i diplomacisë bullgare vlerësoi se ndryshimet kushtetuese vetëm se do t’i hapin rrugë integrimit evropian, kurse këtu duhet të plotësohen kushtet e tjera të vendosura nga BE-ja, duke shtuar se kjo nuk është çështje bilaterale apo çështje e hapur ndërshtetërore.

Georgiev theksoi gjithashtu se nuk e kupton pse politikanët e Maqedonisë heshtin para qytetarëve të tyre dhe i paraqesin ndryshimet kushtetuese si kërkesë të vetme dhe jo të parë në proces.

“Prandaj u them vazhdimisht kolegëve të mi me qëllim të mirë, vërtet nuk dua të lë të mendohet se kjo po bëhet me tendencë dhe me ndonjë qëllim të fshehtë. Përkundrazi, janë të shkruara shumë qartë kushtet bardh e zi nëpër të cilat lëviz procesi”, deklaroi Georgiev.

Георг Георгиев од партијата ГЕРБ на Бојко Борисов ќе ја извршува функцијата министер за надворешни работи во новата Влада на Бугарија, што ќе ја предводи премиерот Росен Жељазков.  Георгиев б

Ministri bullgar shtoi se qëndrimi i Sofjes është i qartë dhe se ajo nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj dhe nuk ka asgjë që do të përgënjeshtrojë konsensusin evropian të arritur në vitin 2022 për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, pas të cilit, siç thotë ai, e gjithë BE-ja qëndron.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Dje përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, theksoi se nëse shikohet në hartë, Ballkani Perëndimor është gjeografikisht në Evropë dhe për këtë arsye vendet e atij rajoni duhet të jenë në Bashkimin Evropian, gjë që e bën procesin e zgjerimit shumë të rëndësishëm dhe duhet të vazhdojmë me të.

Në konferencën për shtyp pas përfundimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në Luksemburg, ku mbrëmë u mbajt edhe një darkë jozyrtare e krerëve të diplomacisë së vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor kushtuar sigurisë dhe mbrojtjes, në të cilën mori pjesë edhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, Kallas theksoi se është e qartë se stabiliteti dhe siguria e rajonit është e një rëndësie thelbësore, kurse mënyra më e mirë për të ulur tensionet është që të gjitha vendet nga Ballkani Perëndimor të anëtarësohen në BE.

“Atëherë do të ketë më pak tension, sepse Bashkimi Evropian është një projekt paqësor dhe punon për të qetësuar tensionet mes atyre vendeve”, tha Kallas, duke shtuar se mesazhet janë shumë të qarta, sepse anketat tregojnë se mbështetja për BE-në në vendet e rajonit është përgjithësisht shumë e lartë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Të dielën ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në Luksemburg realizoi takim me komisioneren evropiane për zgjerim, Marta Kos, në të cilin diskutuan për statusin aktual të dosjes Maqedoni-BE, përkushtimin e ndërsjellë për tejkalimin e sfidave aktuale dhe domosdoshmërinë e përshpejtimit të procesit të integrimit evropian.

- На средбата се разговараше за актуелниот статус на македонското ЕУ-досие, заемната посветеност за надминување на актуелните предизвици и неопходноста од забрзување на евроинтеграцискиот про

“Bashkërisht u konfirmua përkushtimi i Qeverisë për agjendën e reformave dhe përputhshmëria e plotë me Politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Unionit, që është një konfirmim i fortë i orientimit strategjik të vendit dhe hap një rrugë të besueshme drejt anëtarësimit të plotë në BE, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Partitë politike largë transparencës, nuk përmbushin raportimin e rregullt financiar!
Next Article Forumi ekonomik botëror ka zgjedhur ministrin Mucunski si lider të ri global për vitin 2025

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?