Shtyhet seanca në ngarkim të ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediut për çështjen “Gërdeci”. Shkak u bë mungesa e dy avokatëve Ardian Visha dhe Henrik Ligori.
Gjykata i gjobiti të dy ata me 5 mijë lekë të reja, për shkak se mbrojtësit ligjorë të Mediut kërkuan ekspertët ushtarakë në seancën e kësaj të mërkure.
Ky i fundit deklaroi për togat e zeza, se i qëndron akt ekspertimit të bërë pas shpërthimit në Gërdec.
Seanca e radhës u caktua në datë 18 dhjetor ora 09.00. Mediu është marrë i pandehur për “shpërdorim detyre” të kryer në bashkëpunim.