By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gërvalla: Ligji për Pronën Publike duhet të garantojë siguri juridike dhe administrim efikas
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Gërvalla: Ligji për Pronën Publike duhet të garantojë siguri juridike dhe administrim efikas
Kosovë

Gërvalla: Ligji për Pronën Publike duhet të garantojë siguri juridike dhe administrim efikas

admin
Last updated: 08/07/2026 14:18
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 8 korrik, Zhurnal.mk –  Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se ndryshimet në Ligjin për Pronën Publike janë të domosdoshme për të garantuar siguri juridike, administrim më efikas të pronës publike dhe një kornizë të qartë ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla bëri të ditur se ka marrë pjesë në hapjen e punëtorisë për shqyrtimin dhe finalizimin e Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Pronën Publike, ku ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve dhe akterë të tjerë relevantë.

“Ligji për Pronën Publike duhet të krijojë siguri juridike. Krijimi i një kornize të qartë ligjore është thelbësore për garantimin e sigurisë juridike dhe administrimin efikas të pronës publike”, ka shkruar Gërvalla.

Sipas saj, ndryshimi i ligjit është i nevojshëm për të adresuar sfidat e evidentuara gjatë zbatimit të tij, ndërsa suksesi i reformës varet edhe nga harmonizimi me legjislacionin tjetër që rregullon çështjet e pronës publike.

“Ndryshimi i këtij ligji është i domosdoshëm për adresimin e sfidave të evidentuara gjatë zbatimit të tij, ndërsa suksesi i kësaj reforme varet edhe nga harmonizimi me legjislacionin tjetër që rregullon çështjet e pronës publike”, është shprehur ajo.

Ministrja në detyrë ka theksuar se prona publike është pasuri e Republikës së Kosovës dhe administrimi i saj kërkon rregulla të qarta, përgjegjësi institucionale dhe një vizion afatgjatë.

“Prona publike është pasuri e Republikës dhe administrimi i saj kërkon rregulla të qarta, përgjegjësi institucionale dhe vizion afatgjatë. Për këtë arsye, ndryshimet që po ndërmarrim synojnë krijimin e një kornize funksionale, e cila mbron interesin publik dhe njëkohësisht krijon kushte më të favorshme për zhvillimin ekonomik dhe investimet”, ka deklaruar Gërvalla.

Ajo shtoi se një kuadër ligjor i qartë, i harmonizuar dhe i parashikueshëm është parakusht për forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e besimit në institucione.

“Një kuadër ligjor i qartë, i harmonizuar dhe i parashikueshëm është parakusht për forcimin e sundimit të ligjit, rritjen e besimit institucional dhe krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm për të gjithë ata që ndërveprojnë me fushën e pronës publike”, ka theksuar ajo.

Në fund, Gërvalla bëri të ditur se synimi i Ministrisë së Drejtësisë është finalizimi sa më i shpejtë i draftligjit për ta proceduar atë për miratim në Qeveri.

“Qëllimi i Ministrisë së Drejtësisë është që, përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe diskutimeve të frytshme, të finalizohet një draft i qartë, i cili do të procedohet sa më shpejt për miratim në Qeveri, duke përmbyllur këtë reformë me një ligj funksional, të zbatueshëm dhe në shërbim të interesit publik dhe të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ministrja në detyrë.

You Might Also Like

Prattipati përsërit thirrjen që Kosova të furnizohet me LNG-në amerikane

Kurti pret komandantin e KFOR-it, diskutuan sigurinë në Kosovë dhe bashkëpunimin me NATO-n

Agon Bytyqi mbetet edhe për pesë vjet të tjera në postin e zëvendësdrejtorit të AKI-së

Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të KOSTT: Ky ishte fillimi i ndërtimit të një institucioni të pavarur

Mbështetje për HANDIKOS, Down Syndrome Kosova dhe organizata të tjera, Peci prezanton propozimet

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gostivar, ritëm i shpejtë i punimeve asfaltime gjithandej
Next Article Problemet me penalltitë e qendërmbrojtësve në Kupën e Botës 2026: Pesë nga gjashtë gjuajtësit dështuan në të njëjtën mënyrë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Pakistani: SHBA dhe Irani përmbahen nga veprimet që cënojnë paqen
Bota
Millanoviq: NATO duhet t’i kushtojë vëmendje Serbisë – po armatoset shumë
Bota
Begaj në Luginën e Preshevës: Shqipëria do të jetë zëri i shqiptarëve në institucionet ndërkombëtare
Shqipëri
Shekerinska me mesazh të fortë nga Samiti i NATO-s: Putini nuk do ta thyejë Ukrainën
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?