By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gërvalla pas zgjedhjes së Presidentes: Na presin katër vjet punë për reforma të thella në drejtësi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Gërvalla pas zgjedhjes së Presidentes: Na presin katër vjet punë për reforma të thella në drejtësi
Kosovë

Gërvalla pas zgjedhjes së Presidentes: Na presin katër vjet punë për reforma të thella në drejtësi

admin
Last updated: 07/10/2026 16:33
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prshtinë, 07 tetor, argument.mk/ – Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Gërvalla-Schwarz e ka cilësuar zgjedhjen e Shiroka-Pulës si vendosje të një gruaje me, siç ka thënë ajo, integritet dhe profesionalizëm të dëshmuar në krye të vendit.

Ajo ka thënë se tashmë institucionet i presin katër vjet punë për realizimin e premtimeve dhe përmbylljen e reformave që i konsideron të domosdoshme.

Postimi i plotë:

Mbrëmë, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Presidenten e re të vendit, profesoreshën Justina Shiroka-Pula, duke vendosur në krye të vendit përsëri një grua me integritet dhe profesionalizëm të dëshmuar.

Po tash kemi para vetes shumë punë. 4 vjet për të realizuar jo vetëm premtimet tona elektorale, por për të përmbyllur reformat e domosdoshme.

Na pret funksionalizimi i plotë i Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Implementimi i pakos së ligjeve të reformës më të thellë dhe më të gjerë ndonjëherë në fushën e drejtësisë në vendin tonë, të cilat do ta transformojnë rrënjësisht gjyqësorin në Kosovë.

Vetingu në drejtësi, i cili është i domosdoshëm për rikthimin e besimit të qytetarëve.

Gjykata për Çështje Familjare; sepse prona, trashëgimia, dhuna në familje, divorci dhe alimentacioni nuk mund të presin me vite për një përgjigje nga drejtësia.

Digjitalizimi rrënjësor dhe i plotë i sistemit të drejtësisë. Nga dorëzimi online i padisë e deri te procedimi dhe zgjidhja e saj. Transparenca dhe shpejtësia janë të domosdoshme në fushën e drejtësisë.

Themelimi i Prokurorisë së re të specializuar për krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë, sepse përballë rrjeteve kriminale që cenojnë shtetin dhe rendin ligjor, edhe institucionet duhet të jenë në nivelin e detyrës.

Zyra për Hetime Disiplinore, për të rritur llogaridhënien dhe për të garantuar që shqetësimet për sjellje të papërshtatshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve të trajtohen me seriozitet, përgjegjësi dhe kontroll institucional.

Mbështetja e hetimeve dhe gjykimin e krimeve të luftës, si dhe përpjekjet për sjelljen para drejtësisë të kriminelëve që ushtruan gjenocidin e regjimit të Millosheviqit në Kosovë.

Të gjithë këta hapa dhe këto reforma do ta bëjnë drejtësinë më të fortë, institucionet më të përgjegjshme dhe qytetarin më të sigurt.

Sepse pikërisht stabiliteti institucional që kemi sot duhet të kthehet në punë, në reforma dhe në rezultate.

Urime edhe njëherë presidentes së re dhe të gjithë qytetarëve! Na priftë e mbara të gjithëve bashkë.

You Might Also Like

“Ka 4 fëmijë”, mikesha e Justina Shiroka Pula tregon anën e panjohur të presidentes së re

OSBE: Kosova vazhdon një traditë të rëndësishme, sërish zgjodhi një grua për presidente

Arrestohet biznesmeni Valon Lluka, dyshohet për mashtrim dhe tri vepra të tjera penale

Shefja e deputetëve të VV-së reagon pas zgjedhjes së presidentes

Hamza: Presidentja ka rol unifikues, partitë politike kanë përgjegjësitë e tyre

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sali: Procesi i anëtarësimit në BE duhet të jetë i drejtë, i parashikueshëm dhe i bazuar në merita
Next Article Hamza: Presidentja ka rol unifikues, partitë politike kanë përgjegjësitë e tyre
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit
Maqedoni
Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë
Maqedoni
Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026
Maqedoni TOP LAJM
Takim Gashi – Aktash
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?