By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gërvalla: U miratuan pesë projektligje për forcimin e sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e drejtësisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Gërvalla: U miratuan pesë projektligje për forcimin e sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e drejtësisë
Kosovë

Gërvalla: U miratuan pesë projektligje për forcimin e sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e drejtësisë

admin
Last updated: 16/11/2026 12:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 16 nëntor, argument.mk/ – Zëvendëskryeministrja njëherësh, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka bërë të ditur se në mbledhjen e Qeverisë janë miratuar pesë projektligje.

Gërvalla përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se këto projektligje synojnë forcimin e sundimit të ligjit dhe avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e drejtësisë.

“Në mbledhjen e 11-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, miratuam pesë projektligje që thellojnë bashkëpunimin juridik ndërkombëtar dhe forcojnë mekanizmat e drejtësisë në çështjet civile dhe penale, si në vijim: Projektligjin për ratifikimin e Konventës së Hagës për Marrëveshjet për Zgjedhjen e Gjykatës (2005). Projektligjin për ratifikimin e Konventës së Ljublanës-Hagës për Bashkëpunimin Ndërkombëtar në Hetimin dhe Ndjekjen Penale të Krimeve Ndërkombëtare. Projektligjin për ratifikimin e Konventës së Hagës për Aktgjykimet (2019). Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Ekstradim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës. Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës”, ka thënë Gërvalla.

Tutje siç ka shkruar ajo këto marrëveshje dhe konventa forcojnë bashkëpunimin juridik ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, lehtësojnë njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore, si dhe fuqizojnë mekanizmat për luftimin e krimeve më të rënda dhe ndjekjen e tyre penale.

You Might Also Like

Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia

Lushtaku nis ndërtimin e rrugës në Klinë të Poshtme dhe Klinë të Mesme, zgjidhet problemi shumëvjeçar i qasjes në rrugë për shumë familje

Hapet edicioni i 14-të i Javës Globale të Ndërmarrësisë, Kurti: Ndërmarrësia nuk është vetëm ekonomi, por edhe mundësia që njeriu të jetojë nga puna e vet

​Aktgjykimi ndaj Thaçit në Hagë, OVL UÇK e “Liria ka Emër”: Nuk presim drejtësi, protestat nuk përjashtohen

​Rritet konsumi i rrymës, ja sa importoi Kosova energji elektrike në shtator – ASK jep detaje

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Astrit Haraqija del sot para Gjykatës për dyshimet ndaj tij
Next Article Osmani reagon për këngën nacionaliste serbe në organizimin e BE-së: Organizatoret të japin shpjegime
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?