By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gërvalla: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova e përkushtuar ta zbatojë sundimin e ligjit në çdo cep të saj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gërvalla: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova e përkushtuar ta zbatojë sundimin e ligjit në çdo cep të saj
Maqedoni

Gërvalla: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova e përkushtuar ta zbatojë sundimin e ligjit në çdo cep të saj

admin
Last updated: 05/09/2024 14:14
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se temë diskutimi me homologen e saj finlandeze ka qenë siguria në veri të vendit, ndërsa ka insistuar që ura mbi lumin Ibër duhet të hapet, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për media së bashku me ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, Gërvalla ka thënë se kjo urë ka simbolizuar ndarje dhe përçarje, ndërsa ka theksuar se Kosova është e përkushtuar ta zbatojë sundimin e ligjit në çdo cep të territorit të saj.

“Kemi diskutuar edhe për sigurinë në veri të vendit, e në veçanti për situatën e urës kryesore në Mitrovicë. Kjo urë, e cila ka simbolizuar ndarje dhe përçarje për shumë vite, duhet të hapet. Vetëm kështu ajo shndërrohet në një simbol të pajtimit dhe bashkimit. Kosova është e përkushtuar ta zbatojë sundimin e ligjit në çdo cep të territorit të saj, duke garantuar të drejta të barabarta për gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësive të tyre etnike”, ka thënë Gërvalla.

Kryediplomatja kosovare ka thënë se kanë biseduar edhe për sfidat e sigurisë në Evropë. Ajo ka shtuar se shpreson që anëtarësimi i Kosovës në NATO të bëhet në mënyrë të shpejtë, siç ndodhi me Finlandën.

“Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve tona sot u përqendrua mbi sfidat aktuale të sigurisë në Evropë, agresionin rus kundër Ukrainës dhe sjellja agresive dhe hegjemoniste e fqinjëve dhe aleatëve në Evropë, paraqesin një kërcenim të madh dhe serioz për paqen dhe stabilitetin evropian. Ne në Kosovë e kuptojmë më mirë se kushdo tjetër ndoshta rëndësinë e mbrojtjes së vlerave demokratike dhe të drejtës për vetëvendosje”, u shpreh kryediplomatja kosovare.

Rolin e NATO-s, Gërvalla e ka konsideruar jetik për stabilitetin e rajonit perëndimor.

“Kosova qëndron fuqishëm në mbështetje të Ukrainës në këtë luftë për liri dhe sovranitet. Për më tepër, roli i NATO-s vazhdon të jetë jetik për stabilitetin e rajonit tonë. Ne jemi të përkushtuar t’i forcojmë marrëdhëniet tona me NATO-n. Synimi i Kosovës është anëtarësimi i plotë në NATO dhe mbetet një objektiv strategjik ku përvoja e Finlandës ku së fundmi u bë anëtare e kësaj aleance, na shërben si një shembull që ne e ndjekim dhe kemi shumë vëmendje”, ka thënë Gërvalla.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Valtonen: Finlanda e gatshme ta ndihmojë Kosovën në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë
Next Article Më 6 shtator, Lajçak viziton Kosovën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?