By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjendet “buzëkuqi” më i vjetër në botë në një vend që dikur e ndalonte grimin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kuriozitete > Gjendet “buzëkuqi” më i vjetër në botë në një vend që dikur e ndalonte grimin
Kuriozitete

Gjendet “buzëkuqi” më i vjetër në botë në një vend që dikur e ndalonte grimin

admin
Last updated: 19/03/2024 10:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Arkeologët kanë zbuluar “buzëkuqin” më të vjetër në botë në Iranin juglindor.

Produkti i lashtë i bukurisë i gjetur së fundmi, me përmasa rreth 5 cm i gjatë, i ngjan një versioni cilindrik të buzëkuqit.

Shkencëtarët kanë bërë të ditur se cilindri besohet të jetë përdorur nga kultura Jiroft, një qytetërim i epokës së bronzit, shkruan New York Post, përcjell Telegrafi.

“Është një zbulim i papritur. Aq më tepër sepse substanca përputhej në mënyrë të përkryer me formën e gurit që është aq afër buzëkuqëve të ditëve të sotme”, tha profesori i arkeologjisë në Universitetin e Padovës në Itali, Massimo Vidale.

Studiuesit e kanë vendosur buzëkuqin nën mikroskop, ku kanë vënë re pigmente të errëta të cilat nënkuptojnë se produkti origjinal ishte “ngjyrë e kuqe”.

Ata e vazhduan hetimin e tyre duke studiuar edhe përbërjen e tij që me sa duket ishte shumë i ngjashëm me produktet kozmetike të sotme.

Por, të pranishëm në të ishin edhe përbërës si hematiti, një mineral oksid hekuri emri i të cilit rrjedh nga fjala greke “gjak” për shkak të ngjyrës së tij të kuqe.

Edhe pse buzëkuqi duket se ka ekzistuar për të paktën 5,500 vjet, studiuesit u befasuan kur e gjetën atë në Iran, vend ky që dikur ndalonte grimin.

Irani ndaloi produktet kozmetike menjëherë pas Revolucionit Islamik të vitit 1979, por i lehtësoi kufizimet e tij duke lejuar të grimohen vetëm gratë që nuk punojnë në qeveri dhe studentet e mjekësisë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Bëhet e ditur se gjetjet janë publikuar në Scientific Reports. 

You Might Also Like

Menstruacionet dhe depresioni: një lidhje e padukshme, por reale

11 arsye pse nuk po rriteni në detyrë

Si ta mbashë punën, 5 rregulla

Gabimet që i bëni gjatë punësimit

6 mësime të rëndësishme që duhet t’ua mësoni fëmijëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ndërron jetë ish-gazetari dhe zyrtari i MPJD-së, Arben Rugova
Next Article Statistikat e Harry Kane tregojnë problemin kryesor të Kombëtares së Italisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?