By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjermania feston Ditën e Bashkimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Gjermania feston Ditën e Bashkimit
Bota

Gjermania feston Ditën e Bashkimit

admin
Last updated: 03/10/2026 09:49
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Berlin, 3 tetor argument.mk/ – Gjermania shënon sot Ditën e Bashkimit Gjerman, ndërsa aktivitetet qendrore kombëtare zhvillohen në Bremen, ku pritet të mblidhen drejtuesit politikë të vendit.

Dita e Bashkimit Gjerman, festë kombëtare në Gjermani, përkujton 3 tetorin 1990, kur pesë landet e ish-Gjermanisë Lindore iu bashkuan Republikës Federale të Gjermanisë, duke i dhënë fund zyrtarisht ndarjes së vendit pas Luftës së Dytë Botërore, përcjell Pa Censurë.

Pas një shërbese fetare në Katedralen e Bremenit, drejtues politikë dhe të ftuar të tjerë do të marrin pjesë në ceremoninë zyrtare në sallën e koncerteve “Die Glocke”.

Më shumë se 400 mijë persona pritet të marrin pjesë në festivalin publik në Bremen, i cili do të vijojë deri të dielën. Në qendër të qytetit janë ngritur dhjetëra stenda dhe skena, ndërsa janë planifikuar rreth 800 aktivitete, përfshirë koncerte falas, diskutime, ture të drejtuara dhe ekspozita.
Festimet zhvillohen nën moton ”Shumë forca një vend”.

Bremeni është mikpritës i ceremonive qendrore këtë vit pasi mban presidencën e Bundesratit, dhomës së sipërme të parlamentit gjerman.

Më shumë se tri dekada pas rënies së Murit të Berlinit, pasojat e ribashkimit vijojnë të jenë objekt debati në Gjermani. Dallimet mes lindjes dhe perëndimit të vendit mbeten të dukshme, veçanërisht në të ardhura dhe pasuri, ndërsa ndryshimet e thella ekonomike që pasuan ribashkimin vazhdojnë të ndikojnë në pjesën lindore të vendit.

Disa qytetarë nga Gjermania Lindore shprehen gjithashtu se kanë pasur ndikim dhe përfaqësim të pamjaftueshëm në institucionet kombëtare, transmeton Pa Censurë.

Festimet e Ditës së Bashkimit Gjerman shërbejnë kështu si një moment për të kujtuar ribashkimin e vendit, por edhe për të reflektuar mbi sfidat që kanë mbetur më shumë se 30 vjet pas bashkimit të Gjermanisë./atsh

You Might Also Like

Ambasadat perëndimore evakuohen urgjentisht me helikopterë nga Kievi: Kolaps me përmasa historike në kryeqeqytet

Rodosi në gatishmëri për shkak të stuhive, autoritetet: Vëmendje e veçantë ndaj rrufeve

Vijojnë tensionet, goditet me raketë anija cisternë në Ngushticën e Hormuzit

Ukraina merr 2.9 miliardë euro mbështetje ekonomike nga BE-ja

Macron kërkon bashkëpunimin e G7 për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shtetasi bullgar arrestohet në pikën kufitare “Bogorodica” për falsifikim dokumenti
Next Article Vijojnë tensionet, goditet me raketë anija cisternë në Ngushticën e Hormuzit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?