By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjermania thotë se situata në Serbi mbetet thellësisht shqetësuese – vjen reagimi i Beogradit zyrtar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Gjermania thotë se situata në Serbi mbetet thellësisht shqetësuese – vjen reagimi i Beogradit zyrtar
Bota

Gjermania thotë se situata në Serbi mbetet thellësisht shqetësuese – vjen reagimi i Beogradit zyrtar

admin
Last updated: 18/02/2025 10:40
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministria e Jashtme gjermane ka vlerësuar të hënën se situata në Serbi “mbetet thellësisht shqetësuese” dhe vlerësoi se “aktivistët, për të folur hapur, po përballen me sulme dhe fushata shpifëse”.

Siç njoftoi ministria përmes rrjetit social X, “është e nevojshme që media dhe politikanët të sillen me përgjegjësi”, përcjell Telegrafi.

“Serbia është një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe si e tillë presim që ajo të respektojë sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut”, thuhet në deklaratën e saj.

Dhe menjëherë ka ardhur një reagim nga Serbia.

Sipas mediave serbe, Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë iu përgjigj vlerësimit të ministrisë gjermane se situata në Serbi është “thellësisht shqetësuese”, duke thënë se “Serbia ka një peizazh të gjallë dhe të larmishëm politik dhe mediatik ku mund të shprehen lirisht mendimet e ndryshme”.

Në përgjigjen e saj, të publikuar edhe në X, ministria serbe theksoi se “Serbia mbetet plotësisht e përkushtuar për të mbështetur vlerat demokratike, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si parime themelore të shoqërisë sonë dhe rrugës sonë evropiane”.

Ministria serbe gjithashtu hodhi poshtë akuzat për “fushatë shpifëse”.

“Ne hedhim poshtë kategorikisht çdo akuzë të përgjithësuar që nuk merr parasysh kontekstin e plotë të dinamikës politike dhe mediatike në Serbi. Çdo shqetësim duhet të adresohet përmes dialogut konstruktiv dhe të bazuar në fakte të verifikueshme, në vend të pretendimeve të pabazuara”, tha Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë.

Ajo theksoi se “Serbia pret që të gjithë partnerët e saj, përfshirë Gjermaninë, t’u qasen çështjeve të tilla me respektin e duhur për sovranitetin dhe institucionet demokratike të Serbisë”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Si vend kandidat për anëtarësim në BE, Serbia mbetet e përkushtuar në përmbushjen e detyrimeve të saj, por gjithashtu pret drejtësi dhe respekt të ndërsjellë në diskursin për këto çështje të rëndësishme”, tha ministria serbe.

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Festa e pavarësisë së Kosovës në konsullatën në New York, Reka publikon fotografi
Next Article Jep dorëheqje prokurorja Natasha Krstevska Caleva

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?