By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjermania thyen rekordin e dekadës,15 800 vdekje nga i nxehti në 2026-ën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Gjermania thyen rekordin e dekadës,15 800 vdekje nga i nxehti në 2026-ën
Bota

Gjermania thyen rekordin e dekadës,15 800 vdekje nga i nxehti në 2026-ën

admin
Last updated: 27/08/2026 10:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Berlin, 27 gusht, argument.mk/ – Rreth 15 800 persona kanë humbur jetën nga temperaturat e larta në Gjermani deri në mesin e gushtit të këtij viti, sipas vlerësimeve të publikuara të nga Instituti Robert Koch (RKI).

Nga këto vdekje, rreth 9 600 lidhen me valën ekstreme të të nxehtit, në fund të qershorit.

Sipas raportit të fundit javor të RKI-së, rreth 4 000 vdekje të tjera janë lidhur me temperaturat veçanërisht të larta, gjatë dy javëve të para të gushtit.

Raporti mbulon periudhën nga 6 prilli deri më 16 gusht.

Shifra e këtij viti është dukshëm më e lartë se në cilindo prej të paktën 10 viteve të fundit.

Rekordi i mëparshëm ishte regjistruar në 2019, me rreth 7 600 vdekje, ndërsa në vitin 2018 u regjistruan rreth 9 500.

RKI thekson se këto janë vlerësime konservatore, ndaj numri real i viktimave nga i nxehti mund të jetë edhe më i lartë.

Uwe Janssens, drejtues mjekësor i Shoqatës Gjermane Ndërdisiplinore për Mjekësinë e Reanimacionit dhe Urgjencës (DIVI), tha se shumë raste nuk regjistrohen zyrtarisht si vdekje të shkaktuara nga i nxehti.

Në certifikatat e vdekjes, për shembull, mund të shënohet dështimi i organeve si shkak i vdekjes.

Sipas RKI-së, në disa raste i nxehti shkakton drejtpërdrejt vdekjen, si në rastet e goditjes nga nxehtësia.

Megjithatë, në shumicën e rasteve, temperaturat e larta përkeqësojnë sëmundje dhe probleme të tjera shëndetësore që personat kanë pasur më parë.

Më shumë se gjysma e viktimave këtë vit, rreth 7 960 persona, ishin 85 vjeç e lart.

Rreth 3 900 prej tyre ishin 75–84 vjeç, rreth 2 440 ishin 65–74 vjeç, ndërsa rreth 1 470 viktima ishin nën 65 vjeç.

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kremlini refuzon planin e Zelenskyt, ndërsa shefi i CIA-s mbërrin në Moskë
Next Article Afërdita Bytyqi zgjidhet Zëvendëskryesuese e KGJK-së
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?