By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjithçka që duhet të dini të dini për lythat, shkaktarët dhe trajtimi i tyre
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shëndetësi > Gjithçka që duhet të dini të dini për lythat, shkaktarët dhe trajtimi i tyre
Shëndetësi

Gjithçka që duhet të dini të dini për lythat, shkaktarët dhe trajtimi i tyre

admin
Last updated: 03/04/2024 15:25
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Lythat gjenitalë janë infeksion i transmetueshëm seksualisht që shkaktohen nga HPV-ja (human papillomavirusi).

Contents
Cilat janë simptomat e lythave gjenitalë?Çfarë i shkakton lythat gjenitalë?Faktorët e rrezikut për lythat gjenitalëCilat janë komplikimet tjera të mundshme të HPV-së?Si diagnostikohen lythat gjenitalë?Si trajtohen lythat gjenitalë?

Ata mund të shkaktojnë dhimbje, parehati dhe kruarje. HPV është sëmundja më e zakonshme seksuale, ndërkaq thuajse të gjithë personat që janë aktivë seksualisht do të infektohen me të paktën një lloj të këtij virusi gjatë jetës së tyre.

Cilat janë simptomat e lythave gjenitalë?

Lythat gjenitalë transmetohen përmes aktivitetit seksual, duke përfshirë seksin oral, vagjinal dhe anal. Ata mund të mos shfaqen edhe pas disa javëve apo muajve që jeni infektuar.

Jo gjithmonë lythat gjenitalë mund të shihen me sy. Ata ndonjëherë mund të jenë shumë të vogël dhe ta kenë ngjyrën si të lëkurës ose pak më të errët.

Lythat gjenitalë te meshkujt mund të shfaqen në:

• Penis
• Në pjesën anale
• Në testikuj
• Ijë
• Kofshë.

Te femrat, këta lytha mund të shfaqen në:

• Pjesën e brendshme të vagjinës apo në anus
• Pjesën e jashtme të vagjinës apo në anus
• Në zverk

Lythat mund të shfaqen edhe në buzë, gojë, gjuhë apo në fyt të personit që ka pasur seks oral me personin e infektuar me HPV.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Edhe nëse nuk mund t’i shihni lythat gjenitalë, prapëseprapë ata mund të shkaktojnë simptoma, siç janë:

– Rrjedhjet vagjinale
– Kruarje
– Gjakderdhje
– Djegie

Nëse shpërndahen apo zmadhohen, lythat mund të bëhen të parehatshëm ose mund të shkaktojnë edhe dhimbje.

- Advertisement -
Ad imageAd image
Çfarë i shkakton lythat gjenitalë?

Shumica e rasteve të lythave gjenitalë shkaktohen nga HPV-ja. Ka rreth 30 deri në 40 lloje të HPV-së që specifikisht i prekin gjenitalet, por vetëm pak prej tyre mund të shkaktojnë lytha gjenitalë.

Virusi HPV transmetohet shumë lehtë përmes kontaktit lëkurë me lëkurë, prandaj edhe konsiderohet sëmundje e transmetueshme seksualisht.

Sidoqoftë, jo gjithmonë virusi shpie në komplikime si lythat gjenitalë. Në fakt, në shumicën e rasteve virusi largohet pa shkaktuar ndonjë problem shëndetësor.

Faktorët e rrezikut për lythat gjenitalë

Çdo person që është aktiv seksualisht është i rrezikuar të infektohet me HPV.

Sidoqoftë, lythat gjenitalë janë më të zakonshëm te personat që:

• Janë nën 30 vjeç
• Pinë duhan
• Kanë sistem të dobët të imunitetit
• Kanë histori të abuzimit në fëmijëri
• Janë fëmijë të një nëne që e ka pasur virusin gjatë lindjes

Cilat janë komplikimet tjera të mundshme të HPV-së?

Infeksioni i HPV-së është shkaktari kryesor i kancerit në mitër të qafës.

Llojet tjera të HPV-së gjithashtu mund të shkaktojnë kancer në vulvë, por edhe kancer anal dhe në penis.

Si diagnostikohen lythat gjenitalë?

Për ta diagnostikuar këtë sëmundje, doktori do t’ju bëjë pyetje për shëndetin tuaj dhe historinë seksuale. Kjo përfshin simptomat që i keni përjetuar dhe sa herë keni bërë seks, duke përfshirë seks oral, pa prezervativë.

Doktori do të performoj edhe ekzaminim fizik të zonës ku shfaqen lythat.

Te femrat, doktori mund t’ua bëjë edhe testin PAP.

Si trajtohen lythat gjenitalë?

Përderisa lythat gjenitalë që shihen shpeshherë largohen vet me kohë, HPV mund të zgjatet edhe në qelizat e lëkurës. Kjo nënkupton se herë pas here gjatë jetës suaj mund t’ju shfaqen lythat.

Kështu, menaxhimi i simptomave është i rëndësishëm sepse duhet ta shmangni transmetimin e virusit te tjerët.

Kjo nënkupton se lythat gjenitalë mund të barten te tjerët edhe kur nuk shihen ose s’ka simptoma tjera.

Për t’i trajtuar këta lytha, doktori mund t’ju përshkruajë tretmane që përfshijnë:

– Aldara
– Condylox
– 
acid trikloroacetik apo TCA

Nëse lythat gjenitalë që shihen nuk largohen me kohë, atëherë duhet t’i nënshtroheni një ndërhyrjeje të vogël kirurgjike për t’i larguar.

Doktorët po ashtu mund t’jua largojnë lythat përmes:

– Djegies së lythave
– Ngrirjes
– Tretmanëve me laser
– Prerjes
– Injeksioneve

You Might Also Like

Mosngrënia e vakteve si ndikon në organizëm?

Kanella bën mrekulli ndaj shumë sëmundjeve

Tharja e rrobave në shtëpi, e dëmshme për shëndetin

Këto ushqime përmirësojnë shëndetin e duhanpirësve

Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes, kujdesi që duhet të tregoni

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Rebel Wilson pretendon se u ngacmua seksualisht nga Sacha Baron Cohen në xhirimet e “Grimsby”
Next Article A ndihmon kafeja që të këndelleni?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?